By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mes debateve në Senat, Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mes debateve në Senat, Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së
Lajme

Mes debateve në Senat, Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së

Momenti
Published: August 3, 2026

Jay Clayton është betuar këtë të hënë (3 gusht) si Drejtori i ri i Inteligjencës Kombëtare (DNI) i Shteteve të Bashkuara, pas një seance të tensionuar konfirmimi në Senat, gjatë së cilës refuzoi të pranonte qartë se presidenti Donald Trump kishte humbur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Clayton zëvendëson Tulsi Gabbard, e cila dha dorëheqjen në qershor, pas një mandati të shkurtër të shoqëruar me përplasje të vazhdueshme me demokratët në Kongres. Ata e akuzonin se promovonte axhendën politike të Trump dhe përhapte pretendime të hedhura poshtë për manipulim të zgjedhjeve.

“Nga sot, siguria dhe mbrojtja e popullit amerikan do të jetë prioriteti ynë. Do të punojmë për të garantuar që qytetarët amerikanë të kenë besim të plotë te Komuniteti i Inteligjencës përmes mbikëqyrjes së duhur, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në deklaratën e Clayton, të publikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Ai shtoi se kjo përfshin edhe garantimin që puna jetike e Komunitetit të Inteligjencës “të mos përdoret kurrë për motive politike”, duke përdorur një shprehje që Trump dhe aleatët e tij e kanë përdorur shpesh për të pretenduar se administratat e mëparshme kanë abuzuar me institucionet për ta shënjestruar atë.

Javën e kaluar, senatorët republikanë miratuan emërimin e Clayton, pavarësisht kundërshtimeve të demokratëve, të cilët e kritikuan vazhdimisht për refuzimin e tij për të pranuar se Donald Trump u mund nga Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Clayton, i cili më parë ka shërbyer si prokuror i Distriktit Jugor të Nju Jorkut, do të mbikëqyrë tashmë 18 agjenci të inteligjencës amerikane. /Panorama

The post Mes debateve në Senat, Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?