By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur: Në Jabukë të Vogël janë gjetur mbetjet mortore të 4 personave – viktima të zhdukjes me forcë gjatë luftës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur: Në Jabukë të Vogël janë gjetur mbetjet mortore të 4 personave – viktima të zhdukjes me forcë gjatë luftës
Lajme

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur: Në Jabukë të Vogël janë gjetur mbetjet mortore të 4 personave – viktima të zhdukjes me forcë gjatë luftës

Momenti
Published: August 3, 2026

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, njofton se edhe më 3 gusht 2026, kanë vazhduar aktivitetet gërmuese në kuadër të trajtimit të lokacioneve të varreve masive në fshatrat Kalludër dhe Jabukë, në Komunën e Zubin Potokut. Për shkak të specifikave të terrenit, aktivitetet e sotme gërmuese janë përqendruar në lokacionin e Jabukës së Vogël.

Në njoftim thuhet se “në ditët në vijim do të vazhdojnë gërmimet vlerësuese në lokacionin e varrit masiv në Kalludër, ku janë zhvilluar punime edhe gjatë javës së kaluar, si dhe në çdo lokacion tjetër të shënjuar dhe në adresim të çdo informacioni që mund të kontribuojë në ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës”.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë gërmimeve të zhvilluara sot në Jabukë të Vogël janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të katër personave, që sipas vlerësimeve fillestare, u përkasin viktimave të zhdukjes me forcë gjatë luftës, vijon tutje njoftimi.

Mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme mjekoligjore, përfshirë identifikimin përmes analizës së ADN-së.

“Gërmimet në terren dhe zhvarrimet e mbetjeve mortore janë kryer nga ekspertët mjekoligjorë të Institutit për Mjekësi Ligjore, përfshirë ekspertët e EULEX-it të angazhuar në kuadër të IML-së, me përkrahjen e Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës të Policisë së Kosovës, njësive të tjera përkatëse policore, institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, Shoqatës për Kërkim-Shpëtim dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Duke vlerësuar angazhimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin maksimal të të gjitha institucioneve të përfshira në këtë proces, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur mbetet i përkushtuar që, në koordinim me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, të vazhdojë punën profesionale për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës, në përmbushje të së drejtës së familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre”, thuhet tutje në njoftim.

The post Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur: Në Jabukë të Vogël janë gjetur mbetjet mortore të 4 personave – viktima të zhdukjes me forcë gjatë luftës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësorin
Zelensky shkarkon ambasadoren e Ukrainës në SHBA, Olga Stefanishina: Dhashë dorëheqjen për arsye personale
Përplasje e ashpër mes Blerim Latifit dhe Albatros Rexhajt: Budallaku është në dy forma
Në Zvicër jetojnë mbi 7,600 tatimpagues me të ardhura mbi një milion franga në vit
Mes debateve në Senat, Jay Clayton betohet si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

“Përkushtimin ndaj mbrojtjes e kemi me t’mirë se Gjermania- sharlatan, sa helikoptera e drona i ka Kosova?”, Përplasje e ashpër mes Rexhajt e Mirenes
Lajme

“Përkushtimin ndaj mbrojtjes e kemi me t’mirë se Gjermania- sharlatan, sa helikoptera e drona i ka Kosova?”, Përplasje e ashpër mes Rexhajt e Mirenes

August 3, 2026
Blerim Latifi: Kurti nuk ka nevojë për votat e LDK-së për Qeverinë, me gjasë e formon të enjten
Lajme

Blerim Latifi: Kurti nuk ka nevojë për votat e LDK-së për Qeverinë, me gjasë e formon të enjten

August 3, 2026
Dhjetë të lënduar, 2 vetura bëhen llom, dalin pamjet e aksidentit në rrugën Gjakovë -Klinë
Lajme

Dhjetë të lënduar, 2 vetura bëhen llom, dalin pamjet e aksidentit në rrugën Gjakovë -Klinë

August 3, 2026
“Bone një ofertë qe s’ka qare pa e refuzu”, Ilir Mirena e sheh si ofenduese letrën e Kurtit
Lajme

“Bone një ofertë qe s’ka qare pa e refuzu”, Ilir Mirena e sheh si ofenduese letrën e Kurtit

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?