Në “Pressing” të T7, u diskutua deklarata e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cilit ha se “një gjerman i ka thënë një punëtori kosovar që nëse na sulmon Rusia a më strehon në Kosovë”.
Përplasje pati mes analistit Blerim Latifi dhe analistit Albatros Rexhaj.
Latifi tha se budallaku ëshë në dy forma.
“Budallaku është në dy forma, budallaku naiv dhe budallaku i sipër kur njerëzit e arsimuar dhe edukuar e përdorin arsyen me thënë gjëra absure”, tha Latifi duke iu referuar shkrimtarit austriak Robert Musil.
Ndërkaq, Rexhaj i reagoi duke i thënë se Kosova është me e fortë.
“Poshtërsia jote nuk të lejon me pa që Kosova është më e fortë”, tha ai. /Gazeta Express
The post Përplasje e ashpër mes Blerim Latifit dhe Albatros Rexhajt: Budallaku është në dy forma appeared first on Gazeta Express.

