Këta janë pesë personat e arrestuar bashkë me Astrit Haraqinë në operacionin e madh antidrogë “Heshtja”

Pesë persona, në mesin e tyre edhe ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, janë arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Heshtja”, i cili u zhvillua më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës.

Sponsor 3M Express

Përveç Haraqisë, në mesin e të arrestuarve janë edhe Jeton Stanovci, Albana Xhemajli-Ramadani, Alban Maloku dhe Gëzim Feka.

Gjatë këtij aksioni policor, i cili u zhvillua në kuadër të hetimeve për trafikim dhe shpërndarje të dyshuar të narkotikëve, janë arrestuar gjithsej gjashtë persona, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë bastisjeve, autoritetet kanë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, automjete luksoze dhe rreth 16 mijë euro para të gatshme.

Në mesin e veturave të sekuestruara janë Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe Volkswagen Tiguan.

Po ashtu, janë sekuestruar dy ora luksoze të markave Rolex dhe Franck Muller, telefona, pajisje elektronike, një armë zjarri, municion dhe pajisje që dyshohet se janë përdorur për paketimin e narkotikëve.

Vlera e përgjithshme e pasurisë së sekuestruar në këtë operacion raportohet të jetë rreth 301 mijë euro.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Jeep nxjerr në ankand Wrangler-in e rrallë me 705 kuaj-fuqi, të gjitha paratë do të dhurohen për qëllime humanitare

Jeep nxjerr në ankand Wrangler-in e rrallë me 705 kuaj-fuqi, të gjitha paratë do të dhurohen për qëllime humanitare

Tri skuadra duan ta transferojnë Edon Zhegrovën, largimi nga Juventusi mund të ndodhë në janar

Tri skuadra duan ta transferojnë Edon Zhegrovën, largimi nga Juventusi mund të ndodhë në janar

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim