Ekskluzive | Ky është Jeton Stanovci, i dyshuari si drejtues i grupit të kokainës në operacionin “Heshtja”

Gazeta Sinjali ka siguruar fotografinë e Jeton Stanovcit, njërit prej personave të arrestuar në operacionin antidrogë “Heshtja”, i cili, sipas informacioneve të burimeve të redaksisë, dyshohet se ka pasur rol drejtues në grupin që po hetohet për trafikim dhe shpërndarje të kokainës.

Sponsor 3M Express

Stanovci, 42 vjeçar, është në mesin e personave të arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës.

Gjatë këtij aksioni janë raportuar sekuestrimi i rreth 1.6 kilogramëve kokainë, automjeteve luksoze, parave të gatshme dhe sendeve të tjera që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

Në mesin e automjeteve të sekuestruara janë raportuar Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe Volkswagen Tiguan.

Sipas informacioneve të raportuara për operacionin, vlera e përgjithshme e pasurisë së sekuestruar arrin në rreth 301 mijë euro.

Sinjali ka publikuar më herët edhe identitetet e personave të tjerë që, sipas burimeve të redaksisë, janë arrestuar në këtë rast, përfshirë Astrit Haraqinë, Albana Xhemajli-Ramadanin, Alban Malokun dhe Gëzim Fekën.

Ndërkohë, Baftije Feka është identifikuar nga burimet e Sinjalit si person i dyshuar që po kërkohet në kuadër të të njëjtit operacion.

Dyshimet për rolin drejtues të Stanovcit nuk përbëjnë konstatim gjyqësor, ndërsa përgjegjësia individuale e personave të përfshirë mbetet objekt i hetimeve.

Personat e arrestuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Jeep nxjerr në ankand Wrangler-in e rrallë me 705 kuaj-fuqi, të gjitha paratë do të dhurohen për qëllime humanitare

Jeep nxjerr në ankand Wrangler-in e rrallë me 705 kuaj-fuqi, të gjitha paratë do të dhurohen për qëllime humanitare

Tri skuadra duan ta transferojnë Edon Zhegrovën, largimi nga Juventusi mund të ndodhë në janar

Tri skuadra duan ta transferojnë Edon Zhegrovën, largimi nga Juventusi mund të ndodhë në janar

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim