“Pres drejtësi” – Isni Kilaj niset për në Hagë, pasnesër aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

“Pres drejtësi” – Isni Kilaj niset për në Hagë, pasnesër aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

“Pres drejtësi” – Isni Kilaj niset për në Hagë, pasnesër aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, njëherësh ish-pjesëtar i UÇK-së, ka njoftuar se sot është nisur për në Hagë, dy ditë para se të shpallet aktgjykimi në procesin gjyqësor për administrim të drejtësisë.

Sponsor 3M Express

Bashkë me Kilajn, në këtë rast, akuzohen edhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, si dhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Para nisjes, Kilaj ka ndarë fotografi familjare, duke thënë se pret drejtësi në aktgjykimin që do të shpallet më 17 nëntor nga ora 10:00.

“Sot po nisem për në Hagë! Me 17 nëntor e kemi verdiktin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pres drejtësi! Sido që të jetë, gjithmonë-përjetësisht do të jem me Çlirimtarët!”, ka shkruar Kilaj.

Ndryshe, sipas aktakuzës së konfirmuar më 29 nëntor 2024, Thaçi dhe të tjerët akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Jeep nxjerr në ankand Wrangler-in e rrallë me 705 kuaj-fuqi, të gjitha paratë do të dhurohen për qëllime humanitare

Jeep nxjerr në ankand Wrangler-in e rrallë me 705 kuaj-fuqi, të gjitha paratë do të dhurohen për qëllime humanitare

Tri skuadra duan ta transferojnë Edon Zhegrovën, largimi nga Juventusi mund të ndodhë në janar

Tri skuadra duan ta transferojnë Edon Zhegrovën, largimi nga Juventusi mund të ndodhë në janar

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

“Pres drejtësi” – Isni Kilaj niset për në Hagë, pasnesër aktgjykimi ndaj tij, Thaçit dhe të tjerëve | Momenti