Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën fajtorë për një seri vjedhjesh dhe tentativash për grabitje në banesa. Vendimi është dhënë më 13 nëntor nga Gjykata e Colmarit, pas një hetimi të zhvilluar nga policia franceze. Sipas hetimeve, të dyshuarit kishin vepruar në disa zona të Francës, duke hyrë në banesa dhe duke marrë sende me vlerë. Megjithëse katër të akuzuarit kanë mohuar vazhdimisht përfshirjen në këto ngjarje, gjykata vendosi t’i dënojë secilin me tre vite burg.

Sponsor 3M Express

Vjedhjet kishin shkaktuar shqetësim te banorët e zonave të prekura. Në Turckheim, një prej banesave të shënjestruara kishte pësuar dëmtime në grilat elektrike dhe dritare. Autorët kishin përdorur edhe një darë për skarë, të marrë nga kopshti, për të ndërhyrë në banesë. Brenda saj kishin përmbysur gjithçka, por nuk kishin arritur të vidhnin asgjë.

Një tjetër episod u raportua në Zimmerbach, ku pronarja e një banese u njoftua nga fqinja se dritarja e shtëpisë së saj kishte qëndruar e hapur për dy ditë.

“Kanë shkaktuar shumë dëme për shumë pak gjëra”, u shpreh një prej banoreve të prekura.

Raste të tjera vjedhjesh janë raportuar edhe në Labaroche, Munster, Porte-du-Ried dhe Rosières-aux-Salines, në rajonin Meurthe-et-Moselle. Mes sendeve të marra nga banesat përmenden bizhuteri dhe një konsolë lojërash PlayStation 5.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Jeep nxjerr në ankand Wrangler-in e rrallë me 705 kuaj-fuqi, të gjitha paratë do të dhurohen për qëllime humanitare

Jeep nxjerr në ankand Wrangler-in e rrallë me 705 kuaj-fuqi, të gjitha paratë do të dhurohen për qëllime humanitare

Tri skuadra duan ta transferojnë Edon Zhegrovën, largimi nga Juventusi mund të ndodhë në janar

Tri skuadra duan ta transferojnë Edon Zhegrovën, largimi nga Juventusi mund të ndodhë në janar

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim