Arrestohen tre persona për tetë vjedhje të rënda në Fushë Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

Arrestohen tre persona për tetë vjedhje të rënda në Fushë Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

Arrestohen tre persona për tetë vjedhje të rënda në Fushë Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e së paku tetë vjedhjeve të rënda në banesa në Fushë Kosovë, gjatë muajve tetor dhe nëntor të këtij viti.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarve A.B., F.H. dhe M.K. është bërë pas një hetimi dymujor nga Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Fushë Kosovë, shkruan Insajderi.

Nga këto vjedhje, dëmi material fillestar vlerësohet të jetë mbi 60 mijë euro. Të dyshuarit dyshohet se kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari, sende të tjera me vlerë, si dhe armën zyrtare të një zyrtari policor.

Gjatë operacionit, të nisur më 18 nëntor, policia ka kontrolluar katër lokacione me urdhër të organeve të drejtësisë. Aty janë gjetur dhe sekuestruar stoli ari, para të gatshme, një pistoletë, një veturë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprave penale, dy telefona dhe një sasi e substancës së dyshuar si marihuanë.

Hetimet kanë çuar policinë edhe te një argjendari në lagjen Dardania të Prishtinës, ku dyshohet se janë shitur stolitë e vjedhura. Pronari i argjendarisë është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Ndërkaq, një sasi tjetër ari është gjetur dhe sekuestruar në Prizren.

Policia ka iniciuar raste për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Pas intervistimit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të Prokurorit të Shtetit. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Tensione në Kuvend, Kurti përplaset me Bajramin e Rrahmanin – Haxhiu ia ndalon fjalën deputetit të PDK-së

Tensione në Kuvend, Kurti përplaset me Bajramin e Rrahmanin – Haxhiu ia ndalon fjalën deputetit të PDK-së

McGregor befason 400 punonjësit, u jep një ditë pushim për të luajtur GTA 6

McGregor befason 400 punonjësit, u jep një ditë pushim për të luajtur GTA 6

Gjiganti saudit rikthehet për Zhegrovën, gati 15 milionë euro

Gjiganti saudit rikthehet për Zhegrovën, gati 15 milionë euro