Anthropic, kompania që qëndron prapa chatbot-it Claude, ka siguruar një shumë rekorde prej 81 miliardë dollarësh në debutimin e saj në tregun e aksioneve, duke u bërë njëra prej kompanive më të vlefshme në botë.

Interesimi i madh i investitorëve për të blerë aksione në një kompani që ende nuk gjeneron fitime, ka bërë që të shiten më shumë aksione sesa ishte planifikuar fillimisht, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Çmimi i aksioneve të Anthropic ishte përcaktuar fillimisht në 83 dollarë, krahasuar me intervalin e propozuar prej 70 deri në 78 dollarësh.
Aksionet pritet të fillojnë tregtimin të enjten pasdite në New York, duke i dhënë vlerë kompanisë në shumë prej 1.5 trilion dollarësh.
Vlera e kompanisë prej 1.5 trilion dollarësh e bën atë më të vlefshme se Walmart dhe Samsung, duke e renditur në të njëjtin nivel me Meta dhe Tesla. /Klankosova.tv





