McGregor befason 400 punonjësit, u jep një ditë pushim për të luajtur GTA 6

McGregor befason 400 punonjësit, u jep një ditë pushim për të luajtur GTA 6

McGregor befason 400 punonjësit, u jep një ditë pushim për të luajtur GTA 6

Ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor, ka marrë një vendim të pazakontë për rreth 400 punonjësit e tij në vende të ndryshme të botës, duke u dhënë një ditë pushim me rastin e lansimit të videolojës së shumëpritur Grand Theft Auto VI (GTA 6).

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetin social X, McGregor njoftoi se punonjësit e tij mund të mos paraqiten në punë më 19 nëntor, në mënyrë që ta shijojnë lojën e re.

“E keni gjithë ditën e nesërme pushim! Shijojeni lojën!”, shkroi ai, pa bërë të ditur se cilat nga bizneset e tij përfshihen në këtë vendim.

Por McGregor nuk është i vetmi që ka vendosur t’ua lehtësojë punonjësve pritjen për GTA 6. Kompania Pocketpair, e njohur për lojën Palworld, u ka dhënë punonjësve pushim nga 19 deri më 23 nëntor, ndërsa Logitech ka prezantuar një ditë fleksibile pushimi, të quajtur “Logi Game Day”, të cilën punonjësit mund ta shfrytëzojnë deri në fund të vitit 2027.

Interesimi për videolojën është jashtëzakonisht i madh. Sipas vlerësimeve të përmendura në raportime, rreth 1.5 milion amerikanë kanë planifikuar të mungojnë në punë në ditën e lansimit.

GTA 6, e zhvilluar nga Rockstar Games, konsiderohet një nga videolojërat më të shumëpritura të të gjitha kohërave, ndërsa pritja për lansimin e saj ka shkaktuar interesim të madh edhe jashtë industrisë së lojërave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shiroka-Pula takon ambasadoren Gaidatzi, vlerëson qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës

Shiroka-Pula takon ambasadoren Gaidatzi, vlerëson qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës

Greva në Itali, paralajmërohen ndërprerje edhe në udhëtimet nga Zvicra

Greva në Itali, paralajmërohen ndërprerje edhe në udhëtimet nga Zvicra

Përleshje mes familjarëve në Prevallë, tre të dyshuar përfundojnë në paraburgim

Përleshje mes familjarëve në Prevallë, tre të dyshuar përfundojnë në paraburgim