“Prizren, a jeni gati”, Liria fton tifozët për ndeshjen e parë nën dritën e reflektorëve në “Përparim Thaçi”

Lideri i Ligës së Parë, Liria, ka paralajmëruar një mbrëmje të veçantë futbolli në Prizren, ku për herë të parë do të luajë nën dritën e reflektorëve në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Sponsor 3M Express

Klubi i Lirisë ka zgjuar entuziazmin e tifozëve prizrenas me një njoftim të veçantë në faqen zyrtare, përpara përballjes me Rilindjen 1974, e vlefshme për javën e 17-të të Ligës së Parë të Kosovës.

“Prizren, a jeni gati”, është mesazhi me të cilin klubi ka paralajmëruar ndeshjen e parë nën dritën e reflektorëve në stadiumin legjendar “Përparim Thaçi”, duke i ftuar tifozët të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë.

Kjo përballje vjen në një moment shumë të mirë për skuadrën prizrenase, e cila po dominon kampionatin dhe pas 16 xhirove të zhvilluara prin në tabelë me 39 pikë.

Liria ka gjashtë pikë më shumë se Prishtina e Re, që renditet e dyta me 33 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Ferizaj me 30 pikë.

Përballë do të ketë Rilindjen 1974, që renditet në pjesën e sipërme të tabelës, me synimin për të marrë pikë në udhëtimin e vështirë në Prizren.

Për Lirinë, kjo ndeshje nuk është vetëm një tjetër mundësi për ta vazhduar marshimin drejt rikthimit në elitë, por edhe një rast për ta kthyer stadiumin “Përparim Thaçi” në një festë të veçantë futbolli, tashmë nën dritën e reflektorëve.

Ndryshe, klubi prizrenas këtë sezon ka pësuar ndryshime të shumta në kryesi, duke vendosur në udhëheqje drejtuese Agon Elshanin dhe Fati Namlegjiun, drejtorit të përgjithshëm, Arben Ahmetin dhe drejtor sportiv, ish-futbollistin Valon Bytyqi.

“Këtë të diel, Prizreni do të përjetojë një moment historik. Për herë të parë në historinë e qytetit tonë, një ndeshje futbolli do të zhvillohet në mbrëmje, nën dritën e reflektorëve të stadiumit”.

“Dhe pikërisht në këtë mbrëmje të veçantë, ne kemi mundësinë të festojmë edhe një tjetër sukses: shpalljen e KF Liria kampion vjeshtor! Prandaj, ftesa ime është e sinqertë dhe vjen nga zemra: të dielën, në orën 17:00, ejani sa më shumë në stadiumin e qytetit”, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook. /Telegrafi/

Lexo edhe

Shiroka-Pula takon ambasadoren Gaidatzi, vlerëson qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës

Shiroka-Pula takon ambasadoren Gaidatzi, vlerëson qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës

Greva në Itali, paralajmërohen ndërprerje edhe në udhëtimet nga Zvicra

Greva në Itali, paralajmërohen ndërprerje edhe në udhëtimet nga Zvicra

Përleshje mes familjarëve në Prevallë, tre të dyshuar përfundojnë në paraburgim

Përleshje mes familjarëve në Prevallë, tre të dyshuar përfundojnë në paraburgim