Rezultatet e dobëta të nxënësve të Kosovës në testet ndërkombëtare të dijes dhe shkathtësive kanë rikthyer në vëmendje sfidat me të cilat përballet sistemi arsimor në vend.
Cilësia e mësimdhënies, kurrikulat, përgatitja e mësimdhënësve, motivimi i nxënësve, kushtet në shkolla dhe mbështetja për arsimin janë vetëm disa nga çështjet që kërkojnë vëmendje dhe diskutim.
Në këtë sondazh duam të dimë mendimin tuaj: A duhet arsimi të shpallet prioritet kombëtar dhe të jetë një nga fushat kryesore të politikave shtetërore?
Merrni pjesë në sondazh dhe ndani mendimin tuaj.
