By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​“Mos ejani vetëm” – “Liria ka Emër” fton qytetarët në “Marshin për Liri”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​“Mos ejani vetëm” – “Liria ka Emër” fton qytetarët në “Marshin për Liri”
TOP Momenti

​“Mos ejani vetëm” – “Liria ka Emër” fton qytetarët në “Marshin për Liri”

Momenti
Published: September 11, 2026

Mos ejani vetëm, ejani me familjet tuaja” – kjo ishte thirrja që platforma qytetare “Liria ka Emër” ua drejtoi qytetarëve në konferencën e fundit para “Marshit për Liri”, që do të mbahet nesër në Prishtinë, raporton KosovaPress.

Marshi do të nisë më 12 shtator, në orën 14:00, nga Sheshi “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur edhe programin dhe emrat e folësve që do t’u drejtohen pjesëmarrësve.

Your browser does not support the video tag.

“Në emër të platformës ‘Liria ka Emër’ do të flasim ne të dy së bashku, do ta hapim, në fakt, pjesën formale të marshit. Në emër të shoqatave të dala nga lufta do të flasë Hysni Gucati. Do të flasë Liriona Sulejmani në emër të fëmijëve të dëshmorëve, si vajza e dëshmorit Bajram Sulejmani, duke sjellë zërin dhe mesazhin e një brezi që trashëgon kujtesën dhe sakrificën e luftës edhe në familje”, tha Eliza Hoxha nga kjo platformë.

Qytetarëve do t’u drejtohen gjithashtu Ardian Gjini dhe Bedri Hamza, si dhe Buna Mustafa, e bija e Salih Mustafës-Calit.

Programi do të shoqërohet edhe me këngë, të cilat do të jenë pjesë e mesazhit të këtij tubimi, këngë patriotike, natyrisht, që na kanë frymëzuar dhe na kanë kujtuar gjithmonë për përkushtimin tonë për liri”, tha Hoxha.

Ajo bëri të ditur se për qytetarët që do të vijnë nga vende të ndryshme është organizuar edhe transport me autobusë.

“Ejani me familjet tuaja, ejani me fëmijët tuaj, ejani me prindërit tuaj, me miqtë tuaj, ejani të gjithë bashkë në marsh më 12 shtator, në orën 14:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’, të marshojmë për çlirimtarët tanë”, tha Hoxha.

Ndërkaq, ideatori i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli u bëri thirrje qytetarëve që marshi të jetë paqësor, familjar dhe dinjitoz.

“Prandaj, sot dua t’ju drejtoj një ftesë të gjithë qytetarëve. Bashkohuni me ne më 12 shtator, në orën 14:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Mos ejani vetëm, ejani me familjet tuaja, merrni fëmijët, prindërit, vëllezërit, motrat dhe miqtë tuaj, ashtu siç erdhi edhe Eliza. Le të jetë ky marsh një marsh qytetar, familjar, paqësor dhe dinjitoz. Le të jemi sa më shumë, le të jemi bashkë. Më 12 shtator, ora 14:00, Sheshi ‘Skënderbeu’. Dhe më 15 shtator, nga ora 22:00, takohemi përsëri në Hagë, në natën e pritjes, për të qëndruar së bashku deri në nisjen e seancës së gjyqit”, tha ai.

Tasholli ftoi qytetarët që t’i bashkohen marshit, duke theksuar se mesazhi i organizatorëve nga Prishtina deri në Hagë mbetet i njëjtë: të qëndrojnë të bashkuar dhe pranë njëri-tjetrit në momente që, sipas tij, kanë rëndësi të veçantë.

Ndërkaq, dje ka përfunduar edhe aktiviteti “7 Zjarret në 7 Zonat Operative të UÇK-së”, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.

Aktiviteti u përmbyll në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan, në prag të “Marshit për Liri”, që mbahet të shtunën në Prishtinë. /Telegrafi/

You Might Also Like

​Grenell: Ka mbështetje dy partiake amerikane për Hashim Thaçin, tani varet nga vendimi Hagës
Aksident me fatalitet në Junik, humb jetën drejtuesi i katërçikletës
Mbi 8 mijë qytetarë të Shqipërisë udhëtuan drejt Kosovës për Marshin e Lirisë
Shqipëria me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada, si po i nxit Ballkani bebet
Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në Gostivar

LEXO GJITHASHTU

Aksident tragjik në Junik, vdes në vendin e ngjarjes ngasësi i një katërçiklete
Aksident tragjik në Junik, vdes në vendin e ngjarjes ngasësi i një katërçiklete
Lajme
Lladrovci: Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!
Lladrovci: Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!
Lajme
Richard Grenell: Ka mbështetje dy partiake për Hashim Thaçin në SHBA, tani është në dorën e Hagës
Richard Grenell: Ka mbështetje dy partiake për Hashim Thaçin në SHBA, tani është në dorën e Hagës
Lajme
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Rama ndan pamje: Liria ka emër
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Rama ndan pamje: Liria ka emër
TOP Momenti
Nëntë shoferë të privuar nga liria, alkool, pa leje vozitjeje dhe shkelje të ndalesave
Nëntë shoferë të privuar nga liria, alkool, pa leje vozitjeje dhe shkelje të ndalesave
TOP Momenti

You Might Also Like

Haxhiu pas “Marshit për Liri”: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për çlirim
TOP Momenti

Haxhiu pas “Marshit për Liri”: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për çlirim

September 12, 2026
“Liria Ka Emër” falënderon rreth 100 mijë qytetarë për Marshin për Liri: Më 16 shtator presim lirinë për çlirimtarët
TOP Momenti

“Liria Ka Emër” falënderon rreth 100 mijë qytetarë për Marshin për Liri: Më 16 shtator presim lirinë për çlirimtarët

September 12, 2026
Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë
TOP Momenti

Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë

September 12, 2026
Andonovski: Patent-shoferi dhe letërnjoftimi në telefon, aplikacioni “m-shërbime” gati për testim
TOP Momenti

Andonovski: Patent-shoferi dhe letërnjoftimi në telefon, aplikacioni “m-shërbime” gati për testim

September 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?