By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës
Lajme

Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

Momenti
Published: May 24, 2026

Arrestimi i të dyshuarit shqiptar për trafik droge, Ervin Mata, në Brazil, ka rikthyer në vëmendje rolin gjithnjë e më të madh që grupet kriminale me origjinë nga Ballkani po luajnë në trafikun ndërkombëtar të kokainës në Amerikën Latine.

Sipas një analize të publikuar nga Insight Crime, Mata u arrestua më 26 prill pranë São Paulos dhe dyshohet se shërbente si urë lidhëse mes furnitorëve të Amerikës së Jugut dhe blerësve europianë për një organizatë kriminale ballkanike që koordinonte dërgesa kokaine nga Brazili drejt Europës, përmes porteve në Spanjë dhe Gjermani.

Your browser does not support the video tag.

Ai është vetëm një nga shumë personazhe të botës kriminale ballkanike që janë arrestuar ose vrarë në Amerikën Latine vitet e fundit.

Sipas raportit, trafikantë nga Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi janë kthyer në aktorë kyç të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave në rajon.

Your browser does not support the video tag.

Ndryshe nga kartelët tradicionalë latino-amerikanë, grupet ballkanike nuk synojnë kontroll territorial. Ato janë integruar në hallka të ndryshme të zinxhirit të trafikut të kokainës, duke menaxhuar rrugët, logjistikën dhe marrëdhëniet mes prodhuesve në Amerikën e Jugut dhe tregjeve të konsumit në Europë.

“Emisarët” shqiptarë në Amerikën Latine

Raporti thekson se grupet kriminale ballkanike funksionojnë kryesisht përmes rrjeteve familjare dhe aleancave të biznesit, më shumë sesa si organizata të centralizuara mafioze.

Për të negociuar marrëveshje me prodhuesit e drogës, ata dërgojnë përfaqësues në vende si Kolumbia, Ekuadori dhe Brazili. Këta persona ndërmjetësojnë blerjet e kokainës dhe bashkëpunojnë me grupet lokale që merren me transportin dhe magazinimin e saj.

Sipas autoriteteve shqiptare, Ervin Mata dyshohet të ketë qenë një prej këtyre emisarëve.

Një tjetër emër i përmendur në analizë është Dritan Rexhepi, i cilësuar si figurë kyçe e rrjetit kriminal shqiptar “Kompania Bello”, një organizatë e përbërë nga 14 familje kriminale.

Rexhepi u arrestua në Ekuador në vitin 2014 së bashku me një ngarkesë kokaine, por sipas raportit, ai vijoi të koordinonte trafikun nga burgu deri në lirimin e tij në vitin 2021. Më pas u arrestua në Turqi në vitin 2023 dhe aktualisht po përballet me gjyq në Shqipëri.

Analiza përmend edhe “Klani Farruku”, një organizatë kriminale shqiptare me bazë familjare, e cila dyshohet se koordinonte trafikun e kokainës mes Ekuadorit dhe Spanjës.

Një nga emisarët e dyshuar të këtij grupi, Ergys Dashi, u vra në qytetin portual të Guayaquil në vitin 2022, vetëm pak ditë pasi autoritetet spanjolle sekuestruan dy ton kokainë të lidhur me këtë organizatë.

Trafikantë të pavarur shqiptarë

Sipas Insight Crime, jo të gjithë shqiptarët në Amerikën Latine kanë vepruar në emër të organizatave të mëdha kriminale.

Një nga rastet më të njohura është ai i Dritan Gjika, shqiptari që u zhvendos në Ekuador dhe më pas mori shtetësinë ekuadoriane.

Raporti thekson se Gjika ndërtoi lidhje direkte me prodhues kolumbianë të kokainës dhe me grupet ekuadoriane që merreshin me transportin dhe fshehjen e drogës në kontejnerë që niseshin drejt Europës.
Për të maskuar aktivitetin kriminal, ai dyshohet se krijoi kompani eksporti legale që transportonin produkte si bananet drejt porteve europiane.

Sipas raportimeve të OCCRP, Gjika negocionte personalisht çmimet e kokainës me blerës në qytete portuale të Europës.

Ai u arrestua në Abu Dhabi në qershor të vitit 2025 dhe pritet të ekstradohet në Ekuador, ku kërkohet për krim të organizuar dhe korrupsion.

Në analizë përmenden edhe shqiptarët Adriatik Tresa dhe Arber Çekaj, të cilët sipas raportit përdorën modele të ngjashme biznesi në Ekuador për të fshehur trafikun e kokainës përmes eksporteve të bananeve.

Tresa u vra në Guayaquil në vitin 2020, ndërsa Çekaj u arrestua në Gjermani në vitin 2018.

Pastrimi i parave dhe lidhjet me kartelet

Përveç trafikut të drogës, grupet kriminale ballkanike janë përfshirë edhe në pastrimin e parave.

Sipas prokurorëve ekuadorianë, Dritan Gjika dyshohet se pastroi mbi 31 milionë dollarë përmes kompanive të tij në sistemin financiar të Ekuadorit mes viteve 2015-2024.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi në vitin 2025 sanksione ndaj 27 personave dhe kompanive të lidhura me një skemë pastrimi parash në Meksikë, e drejtuar nga familja kriminale shqiptare Hysa.

Autoritetet amerikane pretendojnë se rrjeti bashkëpunonte me Kartelin Sinaloa dhe pastronte para droge përmes kazinove dhe restoranteve luksoze në disa shtete meksikane.

Raporti përmend edhe shtetasin serb Jezdimir Srdan, i cili pas lirimit të parakohshëm nga burgu në Ekuador në vitin 2018, u arrestua sërish në vitin 2024 dhe u dënua me 10 vite burg për pastrim parash. /Top Channel

The post Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tubimi në Zvicër, Osmani: Rugovizmi e mbajti Kosovën drejt – mërgimtarët kështjella më e fortë e këtij vizioni
Uran Ismaili: Me Bedri Hamzën kryeministër, shëndetësia nuk do të mbetet më peng i arsyetimeve e keqpërdorimeve
Takimi me profesionistët shëndetësorë, Bedri Hoxha: Diskutim i hapur profesional dhe vizion për sfidat e shëndetësisë
Policia turke hyn me forcë në selinë e opozitës pas shkarkimit të udhëheqjes së saj
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse

You Might Also Like

Sulmi rus në Kiev, reagon delegacioni i BE në Tiranë: E dënojmë me forcën më të madhe! U vu në rrezik jeta e ambasadorit shqiptar
Lajme

Sulmi rus në Kiev, reagon delegacioni i BE në Tiranë: E dënojmë me forcën më të madhe! U vu në rrezik jeta e ambasadorit shqiptar

May 24, 2026
Sekretari Rubio gjatë qëndrimit në Indi vizitoi Misionaret e Bamirësisë në Kalkutë, ka disa fjalë për Nënë Terezën
Lajme

Sekretari Rubio gjatë qëndrimit në Indi vizitoi Misionaret e Bamirësisë në Kalkutë, ka disa fjalë për Nënë Terezën

May 24, 2026
Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës gjatë vizitës te Misionaret e Bamirësisë
Lajme

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës gjatë vizitës te Misionaret e Bamirësisë

May 24, 2026
Aleanca zgjedh Ardian Gjinin kryetar të ri, Haradinaj emërohet Kryetar Nderi
Lajme

Aleanca zgjedh Ardian Gjinin kryetar të ri, Haradinaj emërohet Kryetar Nderi

May 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?