Ish-kryeministri dhe ish-kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se veprimi i liderit të LVV-së, Albin Kurti, duke mos propozuar emër për kryetar të Kuvendit të Kosovës po i bën presion partive opozitare për adresim të fajësisë, shkruan Gazeta Express.
Besnik Velija
Mustafa thotë se s’ka arsye që të ndërlidhet gjetja e zgjidhjes për presidentin me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Edhe pse nyja e problemit qëndron te gjetja e zgjidhjes për presidentin, vlerësoj se konstituimi i Kuvendit nuk ka arsye të lidhet me çështjen e Presidentit. Për të ardhur deri te Presidenti/ja duhet të përfundohet me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Të ketë përfunduar konstituimi. Veprimi i z. Kurti lë më shumë përshtypje për presion ndaj opozitës dhe për adresim të fajësisë sipas kuteve të tij”, ka thënë Mustafa për Express.
The post Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij appeared first on Gazeta Express.

