By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Lajme

Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta

Momenti
Published: August 7, 2026

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka deklaruar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po imponon agjendën e tij për arritjen e marrëveshjeve politike.

Kadrijaj, në një deklaratë për KosovaPress, tha se nëse sot nuk mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, do të ketë pasoja juridike, pasi sipas saj janë duke u shkelur afatet e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Your browser does not support the video tag.

“Ka pasoja juridike sepse vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i qartë, i shkruar e i dokumentuar dhe ka përcaktuar afatet kohore pas certifikimit të zgjedhjeve. Këta qëllimshëm po e shkelin Kushtetutën sepse janë shkelës. Ne e kemi parë dje, vet fakti që pas certifikimit të zgjedhjeve e kanë lënë në ditën e fundit mbajtjen e seancës ka qenë e pakuptueshme dhe ditët e fundit i kanë thirrur partitë politike për të biseduar për krijimin e institucioneve, ndërsa ka pasur një muaj kohë”, tha ajo.

Ajo tha se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja nëse vazhdohet me këtë ritëm, duke kërkuar nga Kurti që të “lëshojë pe”.

“Në qoftë se vazhdon me këtë ritëm e cikël nga ajo çka po shihet, ky po i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta. Në momentin që dëshiron të bëjë zgjedhje, duhet të lëshosh pe, jo t’i kesh të gjitha. E kam parë një deklaratë të kryetarit të PDK-së, nuk kam çka të takohem dhe duke e parë mosseriozitetin e tij nuk ka pranuar të shkojë më në takim. I vetmi që ka ngulur këmbë që mund të bashkëpunojë është LDK-ja, të cilët ende po negociojnë”, tha Kadrijaj.

Më tej, deputetja e AAK-së tha se një figurë si Ramush Haradinaj në postin e presidentit do t’i bënte nder shtetit të Kosovës.

“Një figurë si e Haradinajt i bën nder shtetit dhe vendit. E ka një të kaluar historike që nuk e ka asnjë nga personazhet në Kosovë, duke qenë dy herë kryeministër i Kosovës, duke ditur se çfarë raporte ka me aleatët tanë. I kishte bërë nder vendit, nuk e kemi propozuar as kërkuar”, tha ajo.

Deri më tani nuk ka njoftim nga Kuvendi nëse këtë të premte do të ketë vazhdim të seancës konstituive të legjislaturës së 11-të. E njëjta u ndërpre dje pasi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për diskutime me përfaqësues të partive, me synimin për të arritur marrëveshje për çështjen e presidentit.

Gjithë kjo derisa mesnata konsiderohet si afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

The post Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Konstituimi” i Kuvendit dhe votimi i Qeverisë, PDK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Votimi i Qeverisë, PDK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Reuters raporton për rizgjedhjen e Kurtit kryeministër
Kujtim Shala ia prish gëzimin Kurtit dhe aleatëve të tij: Qeveria është jokushtetuese
Alarm pranë kufirit me Poloninë, droni rus godet trenin pas atij ku udhëtonte ish-kryeministri britanik Boris Johnson, evakuohen 206 persona

LEXO GJITHASHTU

Gjashtë kandidatë në garë për kryetar të Komunës së Bërvenicës
Gjashtë kandidatë në garë për kryetar të Komunës së Bërvenicës
TOP Momenti
Kujtim Shala: Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar
Kujtim Shala: Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar
TOP Momenti
Ulet TVSH-ja, nafta do të lirohet për 2 denarë
Ulet TVSH-ja, nafta do të lirohet për 2 denarë
TOP Momenti
Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë, e “fsheh” Listën Srpska që ishte në seancë
Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë, e “fsheh” Listën Srpska që ishte në seancë
Lajme
Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me procedura
Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me procedura
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti i përgjigjet PDK’së: Ta propozojnë kandidatin, të mos humbim kohë me procedura e ndërskamca juridike
Lajme

Kurti i përgjigjet PDK’së: Ta propozojnë kandidatin, të mos humbim kohë me procedura e ndërskamca juridike

September 13, 2026
Gucati me apel ndaj BE-së dhe ambasadorëve: Mos luani me vendimin e 16 shtatorit
Lajme

Gucati me apel ndaj BE-së dhe ambasadorëve: Mos luani me vendimin e 16 shtatorit

September 13, 2026
Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë
Lajme

Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë

September 13, 2026
Austri: Presidentja e WKÖ kërkon shkurtim të pushimeve verore, Ministri i Arsimit e kundërshton
Lajme

Austri: Presidentja e WKÖ kërkon shkurtim të pushimeve verore, Ministri i Arsimit e kundërshton

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?