By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik
Lajme

Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik

Momenti
Published: August 7, 2026

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat sjellin masa më të ashpra për shkelësit dhe synojnë rritjen e sigurisë në rrugë.

Një nga ndryshimet më të forta lidhet me drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit. Nëse një shofer është ndëshkuar më parë për këtë shkelje dhe kapet sërish duke drejtuar mjetin me më shumë se 0.5 gram alkool për litër ne gjak, leja e drejtimit do t’i hiqet përgjithmonë, pa asnjë mundësi për ta rimarrë atë nëpërmjet autoshkollës.

Your browser does not support the video tag.

Masa synon të largojë nga qarkullimi drejtuesit që konsiderohen më të rrezikshëm.

Ashpërsohen edhe ndëshkimet për drejtimin e automjetit pa patentë. Për personat në moshë madhore, përveç gjobës, parashikohet ndalimi për një vit i së drejtës për t’u pajisur me leje drejtimi. Ndërsa të miturit që kapen në timon nuk do të mund të marrin patentën sapo të mbushin 18 vjeç, por vetëm pas kalimit të dy viteve të tjera.

Rregulla më të forta vendosen edhe për shoferët e rinj gjatë dy viteve të para pas pajisjes me leje drejtimi. Gjatë kësaj periudhe nuk lejohet asnjë nivel alkooli në gjak.

Ndërsa shpejtësia maksimale kufizohet në 90 kilometra në orë në autostradë dhe 80 kilometra në orë në rrugët jashtë qendrave të banuara. Shkelja e këtyre rregullave dënohet me gjobë nga 5 deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për një muaj dhe heqje pikësh. Nëse brenda një viti kryhen dy shkelje, kufizimet zgjaten edhe për një vit tjetër.

Rriten gjithashtu gjobat për tejkalimin e shpejtësisë në zonat e banuara dhe pranë shkollave, si edhe për garat me automjete apo manovrat agresive, duke arritur nga 20 deri në 60 mijë lekë.

Masa më të forta parashikohen edhe për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit. Nëse një drejtues kapet dy herë brenda një viti duke përdorur celularin në timon, leja e drejtimit do t’i pezullohet për tre muaj. Ndalimi i përdorimit të celularit shtrihet jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për drejtuesit e biçikletave, motorëve deri në 50 kubikë dhe monopatinave.

The post Shqipëria ashpërsohen gjobat dhe masat për shkelësit në trafik appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kryeziu: Nëse e mbrojmë Republikën s’duhet të presim leje nga Kurti, Kosova s’është pronë e tij e as e VV’së
Cakolli për VV’në: Vjet me 48 deputetë propozuan kandidat për kryeparlamentar 14 herë, sot me shumicë s’e propozojnë asnjë
Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, nga nesër jemi në anarki
Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta
Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media

LEXO GJITHASHTU

Bekë Berisha: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Bekë Berisha: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Lajme
Hamza: S’u respektua aktgjykimi, PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës
Hamza: S’u respektua aktgjykimi, PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës
Lajme
Përfundon afati, s’ka konstituim të Kuvendit – Opozitës iu mbyllën dyert e sallës, seanca e VV’së sot nga ora 11:00
Përfundon afati, s’ka konstituim të Kuvendit – Opozitës iu mbyllën dyert e sallës, seanca e VV’së sot nga ora 11:00
Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Banjë të Istogut, një person i plagosur
Të shtëna me armë zjarri në Banjë të Istogut, një person i plagosur
TOP Momenti
Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie
Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie
Lajme

You Might Also Like

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet
Lajme

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet

August 7, 2026
Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryme kushtetuese dhe afatet
Lajme

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryme kushtetuese dhe afatet

August 7, 2026
Bugaqku: Deputetët e VV’së po e shkelin rendin Kushtetues, nëse s’konstituohet kuvendi sonte çdo seancë nga nesër është e kontestueshme
Lajme

Bugaqku: Deputetët e VV’së po e shkelin rendin Kushtetues, nëse s’konstituohet kuvendi sonte çdo seancë nga nesër është e kontestueshme

August 7, 2026
Besnik Tahiri: Dyert e sallës së Kuvendit janë të mbyllura përkundër faktit që e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin
Lajme

Besnik Tahiri: Dyert e sallës së Kuvendit janë të mbyllura përkundër faktit që e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?