By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shtohen shqetësimet për ndërhyrje në orientimin politik të votuesve serbë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shtohen shqetësimet për ndërhyrje në orientimin politik të votuesve serbë
Lajme

Shtohen shqetësimet për ndërhyrje në orientimin politik të votuesve serbë

Momenti
Published: May 21, 2026

Problematika e ndërhyrjeve dhe trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë është rikthyer në fokus pas arrestimit të shtatë personave të dyshuar për cenim të votës së lirë.

Institucionet e drejtësisë po i hetojnë pretendimet për presion dhe shantazh ndaj qytetarëve serbë, me qëllim orientimin e tyre politik në favor të Listës Serbe.

Your browser does not support the video tag.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se qytetarët e komunitetit serb po përballen me kërcënime dhe kushtëzime të vazhdueshme, duke e cilësuar këtë fenomen si një ndër format më të rënda të ndërhyrjes politike në vitet e fundit. Sipas tij, ndikimi i Beogradit ndaj votuesve serbë në Kosovë po manifestohet përmes strukturave që synojnë kontroll politik dhe institucional.

 “Serbia vazhdimisht mundohet të ketë elemente të saj, përmes së cilave dëshiron të krijojë dualizma shtetërorë brenda territorit tonë sa i përket funksionimit të institucioneve, shërbimeve publike. Ato janë veprime ilegale në shtetin tonë të pavarur. Republika jonë i ka pushtetet e ndara, ne jemi ekzekutivi, legjislativi nuk është funksional, por gjyqësori e prokuroria vendosin në mënyrë të pavarur. E kanë mbështetjen e plotë të qeverisë për ta mbrojtur sundimin e ligjit dhe zbatimin e tij të plotë pa dallim. S’ka të bëjë me etninë e asnjë qytetari që ndalohet, kjo ka të bëjë me dyshimet mbi veprimet e tyre”, ka thënë Kurti.

Your browser does not support the video tag.

Analisti politik Sadik Zeqiri, vlerëson se presioni ndaj votuesve serbë që nuk mbështesin Listën Serbe buron drejtpërdrejt nga strukturat politike të Beogradit.

“Kosova ka nevojë për një votë ndryshe në veriun e Kosovës, sepse atje çdo votë që bëhet, përderisa dalin të votojnë në grumbuj e turma për të shkuar për të votuar, janë të shantazhuar dhe është e blerë vota e tyre dhe prandaj dëshirojnë që votën e tyre ta drejtojnë nga Lista Serpska, kah ajo parti e cila merr frymë kah Beogradi”, ka thënë Zeqiri.

Nga ana tjetër, Instituti i Kosovës për Demokraci thekson se çdo formë e trysnisë ndaj votuesve përbën vepër penale dhe kërkon reagim konkret nga organet e drejtësisë.

“Ligjërisht, sipas Kodit Penal të Kosovës, kjo vepër është e ndëshkueshme penalisht dhe të gjithë ata persona që e kryejnë këtë vepër penale mund të dënohen nga gjykata nga 1 deri në 5 vite burgim efektiv. Prandaj, vetëm mjafton të ketë aktivizim të Prokurorisë së Shtetit dhe të mblidhen informata të sigurta që dëshmojnë se eksponentë të partive të caktuara po bëjnë trysni duke kanosur qytetarët e një komuniteti të caktuar, të cilët po orientohen pak a shumë se si të votojnë. Në rrethana se nuk bëjnë një veprim të tillë, do të penalizohen me shkarkim nga puna, qoftë edhe me mjete të tjera të ndaluara edhe ligjërisht”, ka thënë Vullnet Bugaqku, Instituti i Kosovës për Demokraci

RTK ka konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se shtatë personat e arrestuar për veprën penale “Cenimi i përcaktimit të votës së lirë” mbajnë pozita udhëheqëse në institucione arsimore dhe qendra mjekësore. Njëri prej tyre është edhe asamblist në Komunën e Graçanicës.

Prokuroria ka bërë të ditur se, brenda afatit ligjor, do të shqyrtohet mundësia për caktimin e masave të sigurisë ndaj të dyshuarve.

The post Shtohen shqetësimet për ndërhyrje në orientimin politik të votuesve serbë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gruda: Dekurajimi i votuesve na ka dëmtuar shumë, zgjedhjet nuk ishin të barabarta
Gruda: Shoqëria zgjodhi të mbetet vend demokratik, ia pamundësuan Kurtit ta bëjë qeverinë vetë
Gjykimet dhe dënimet për krime lufte nuk i ndalin luftërat
Gruda: PDK-ja pret që Thaçi ose Veseli të marrin drejtimin pas Hagës
Gruda: Preferenca jonë është qeveri e opozitës me LDK-në, AAK-në dhe komunitetet

You Might Also Like

Gruda: Nëse Hamza bëhet kryeministër, presidenti i takon Vetëvendosjes
Lajme

Gruda: Nëse Hamza bëhet kryeministër, presidenti i takon Vetëvendosjes

June 11, 2026
AGK: KPM nuk ka kompetencë të dënojë mediat për deklaratat e të ftuarve
Lajme

AGK: KPM nuk ka kompetencë të dënojë mediat për deklaratat e të ftuarve

June 11, 2026
Irani akuzon SHBA-në për “krim lufte” pas sulmit ndaj rezervuarëve të ujit
Lajme

Irani akuzon SHBA-në për “krim lufte” pas sulmit ndaj rezervuarëve të ujit

June 11, 2026
Përplasje të dhunshme pranë Belfastit, policia përdor topat e ujit ndaj protestuesve
Lajme

Përplasje të dhunshme pranë Belfastit, policia përdor topat e ujit ndaj protestuesve

June 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?