By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shqipëria hyn në fazën “NATO 3.0”, paralajmërohen investime në mbrojtje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shqipëria hyn në fazën “NATO 3.0”, paralajmërohen investime në mbrojtje
Lajme

Shqipëria hyn në fazën “NATO 3.0”, paralajmërohen investime në mbrojtje

Momenti
Published: July 21, 2026

Në një konferencë për shtyp, Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Ermal Nufi, deklaroi se Shqipëria po hyn në një fazë të re të marrëdhënieve me NATO-n, të njohur si “NATO 3.0”, e cila kërkon më shumë përgjegjësi dhe aftësi mbrojtëse.

Ai theksoi se vendi po përgatitet për investime strategjike dhe modernizimin e Forcave të Armatosura, duke i konsideruar shpenzimet ushtarake si një investim për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin.

“Koha do të përcaktohet nga vetë Aleanca dhe organizimi është dëshmia më e madhe e besimit për Shqipërinë. Shqipëria dhe NATO po hyjnë në një fazë të re, NATO 3.0, një NATO më e përgatitur, më e aftë dhe që kërkon më shumë përgjegjësi. Shqipëria po përgatitet për investime në mbrojtje, fuqizimin e infrastrukturave strategjike. Diskutimi është çfarë kapacitetesh do të ndërtohen me këto para.”

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, ndërtimi i kapaciteteve të reja mbrojtëse do të bëhet në kuadër të sistemit kolektiv të Aleancës, e cila do të përcaktojë edhe kohën e organizimit si dëshmi besimi ndaj Shqipërisë.

Nufi tha se Ballkani Perëndimor mbetet kyç për sigurinë europiane, ndërsa njoftoi se kontratat janë nënshkruar dhe brenda këtij viti pritet mbërritja zyrtare e avionëve, të cilët do të ndihmojnë edhe në përballimin e emergjencave si zjarret.

Your browser does not support the video tag.

“Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për sigurinë europiane. Shpenzimet për mbrojtjen janë investim për sigurinë kombëtare, stabilitetin e vendit dhe të ardhmen e Shqipërisë. Shqipëria po ndërton kapacitetet e saj si pjesë e një sistemi kolektiv të mbrojtjes së NATO-s. Prioriteti më i madh i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë dhe mbetet modernizimi i Forcave të Armatosura.”

Deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës, ministri e quajti “të papranueshme.”

“Deklarata është skandaloze, e papranueshme. Çdo koment tjetër është i pavend. Është e papranueshme sot që të ketë një deklaratë të tillë. Bashkohem plotësisht me reagimin e kryeministrit. Edhe vetë reagimi në Serbi ka treguar që vazhdojmë të kemi atë qëndrim europian.”

Në fund, ai vlerësoi se reagimet në Serbi treguan se Shqipëria vazhdon të mbajë një linjë të qartë konstruktive dhe europiane.

“Janë nënshkruar kontratat. Është një investim i jashtëzakonshëm për kapacitetet në RSH. Brenda këtij viti avionët janë zyrtarisht, besoj edhe për pjesën e zjarreve. Pajisemi me kapacitete maksimale”, tha ai./Tvklan

source

You Might Also Like

BE reagon ndaj vendimit të KPK-së për prokurorët serbë: Mos pengoni riintegrimin
Kuvajti akuzon Iranin për sulme të reja ndaj impianteve të ujit dhe energjisë
Rrëzimi i vilave në Ujman, Mujka: Do të vazhdojmë aksionet për kthimin e pronave të Ibër Lepencit
Stuhia shkakton dëme në Suharekë dhe fshatrat përreth, Muharremaj apelon për kujdes
Rrahmani: Çdo vonesë në konstituim të institucioneve e afron vendin me zgjedhje të reja

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Breshëri shkatërron bujqësinë në Istog, Gegaj kërkon kompensim për fermerët
Lajme

Breshëri shkatërron bujqësinë në Istog, Gegaj kërkon kompensim për fermerët

July 21, 2026
Lidhja e Bizneseve apelon për ndihmë urgjente pas dëmeve nga reshjet dhe breshëri
Lajme

Lidhja e Bizneseve apelon për ndihmë urgjente pas dëmeve nga reshjet dhe breshëri

July 21, 2026
Franca voton sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Lajme

Franca voton sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

July 21, 2026
Sulmi rus në Zaporizhzhia lë tre të vdekur dhe mbi 12 të plagosur
Lajme

Sulmi rus në Zaporizhzhia lë tre të vdekur dhe mbi 12 të plagosur

July 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?