Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Istogut, Artan Gegaj, ka bërë të ditur se rreth 90 për qind e territorit të kësaj komune është prekur nga breshëri dhe reshjet e fundit, duke shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e bujqësisë.
Gegaj, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se dëmet në kulturat bujqësore janë pothuajse totale, ndërsa ka theksuar se Istogu është prekur për të tretin vit radhazi nga fatkeqësitë natyrore.
“Komuna e Istogut është prekur 90% nga breshëri dhe reshjet ndërsa dëmi nga kjo është 100% do të thotë nuk ka mbetur asgjë jemi shkatërruar krejt totalisht. Ne si komuna fatkeqësisht për vitin e tretë me radhë prekemi nga fatkeqësitë natyrore në nivel të Kosovës jemi komuna e dytë me bujqësinë më të zhvilluar pasi 70% e territorit të komunës merren me bujqësi”, u shpreh Gogaj.
Ai u shpreh se dëmi është shumë i madh pasi vetëm disa parcela që ishin me mbrojtëse ndaj breshrit kanë shpëtuar.
Gegaj ka bërë të ditur se fermerët janë të zhgënjyer dhe presin mbështetje nga Ministria e Bujqësisë, pasi, sipas tij, Komuna e Istogut nuk ka kapacitete të mjaftueshme buxhetore për të përballuar dëmet.