By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE
TOP Momenti

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Momenti
Published: September 25, 2026

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo rezident danez, Christian Grønbech-Jensen.

Kurti ka bërë të ditur se me ambasadorin danez ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe forcimin e mëtejmë të tyre.

“Duke shprehur mirënjohje ndaj Danimarkës, kërkova mbështetje për të avancuar statusin e aplikimit të Kosovës në shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se Kosova është e përkushtuar edhe në synimin strategjik për t’u bërë pjesë e NATO-s.

“Republika jonë, përveçse e përcaktuar qartë dhe e palëkundur, është e përkushtuar në synimin strategjik për t’u bërë pjesë e NATO-s”, ka shkruar ai.

Kurti tha se e ka falënderuar ambasadorin Grønbech-Jensen për shërbimin dhe kontributin e tij, ndërsa nga ambasadori ka pranuar urime për Qeverinë dhe mandatin e ri.

Ai po ashtu e ka uruar ambasadorin për marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Grenlandën, për forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë në Arktik dhe Atlantikun e Veriut.

“Krahas drejtësisë, energjisë, arsimit e teknologjisë, biseduam për mënyrat dhe mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe për rritjen e investimeve daneze në vendin tonë”, ka shkruar Kurti.

You Might Also Like

Aksidentohen 3 automjete në Fushë-Krujë, një i vdekur, dy në gjendje të rëndë
Dita e dhjetë e protestës, organizatorët: Nëse duhet, do të jetojmë në shesh
Policia e Kosovës dhe FBI-ja forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit
Me ‘Eurokode’ drejt ndërtimeve më të sigurta, Josifovski: Kjo s’do të thotë automatikisht rritje të çmimit të banesave
Kepi: Kurti u ftua në mbrëmjen gala ku mori pjesë Rama, por nuk erdhi

LEXO GJITHASHTU

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-së
Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-së
Lajme
Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
Lajme
Brukseli “presion” Shqipërisë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan
Brukseli “presion” Shqipërisë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan
TOP Momenti
Sherifi mesazh VV’së për Specialen: Një betejë s’fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
Sherifi mesazh VV’së për Specialen: Një betejë s’fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
Lajme
Misini: Nuk kemi as diplomaci politike e as ekonomike – pasojat do të jenë të mëdha për vendin
Misini: Nuk kemi as diplomaci politike e as ekonomike – pasojat do të jenë të mëdha për vendin
Lajme

You Might Also Like

Drejtoria e të Ardhurave Publike do të shkëmbejë përvoja me Hungarinë për digjitalizimin dhe mbledhjen e tatimeve
TOP Momenti

Drejtoria e të Ardhurave Publike do të shkëmbejë përvoja me Hungarinë për digjitalizimin dhe mbledhjen e tatimeve

September 25, 2026
Nga Inteligjenca Artificiale te Revolucioni i Flamingove në Tiranë, Rama me 25 minuta fjalim në OKB
TOP Momenti

Nga Inteligjenca Artificiale te Revolucioni i Flamingove në Tiranë, Rama me 25 minuta fjalim në OKB

September 25, 2026
​“Jo në emrin tim”, dita e dhjetë e protestës, mbështetje e gjerë  drejtuesve të UÇK-së në Hagë
TOP Momenti

​“Jo në emrin tim”, dita e dhjetë e protestës, mbështetje e gjerë  drejtuesve të UÇK-së në Hagë

September 25, 2026
Von der Leyen të premten vjen në Shkup
TOP Momenti

Von der Leyen të premten vjen në Shkup

September 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?