By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Selmanaj: Kam vendosur të mos jem pjesë e listës, jam në shërbim të LDK’së, do angazhohem për fitoren
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Selmanaj: Kam vendosur të mos jem pjesë e listës, jam në shërbim të LDK’së, do angazhohem për fitoren
TOP Momenti

Selmanaj: Kam vendosur të mos jem pjesë e listës, jam në shërbim të LDK’së, do angazhohem për fitoren

Momenti
SHARE

Driton Selmanaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë edhe pse s’është pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga kjo parti, ai do të jetë ‘’plotësisht i angazhuar’’ në mobilizimin dhe fitoren e LDK’së.

Selmanaj, në postimin e tij, ka thënë se  ai ‘’ka vendosur’’ që të mos jetë pjesë e listës së LDK’së, vendim i cili, është ‘’për të ruajtur dinjitetin politik’’, dhe ‘’për të mos lejuar që kontributi politik të matet me standarde të momentit’’.

”Unë do të vazhdoj të jem aty ku kam qenë gjithmonë — në shërbim të LDK-së dhe të qytetarëve që besojnë në frymën rugoviane, në përgjegjësinë shtetërore dhe në politikën me dinjitet”, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi:

Të nderuar anëtarë, aktivistë dhe mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Përgjatë gjithë angazhimit tim politik, kam besuar se LDK-ja nuk është thjesht një subjekt politik, por një ideal, një mision shtetformues, një identitet politik dhe moral që ka mbajtur gjallë shoqërinë tonë, frymën institucionale dhe orientimin perëndimor të Kosovës.

Pikërisht për këtë arsye, çdo përgjegjësi që më është besuar e kam trajtuar me përkushtim, me kujdes e ndershmëri dhe respekt ndaj vendit tim dhe anëtarësisë sonë të jashtëzakonshme.

Edhe në këto zgjedhje, si Kryetar i Degës dhe Shef i Shtabit Zgjedhor në Prizren, do të jem plotësisht i angazhuar për mobilizimin dhe fitoren e LDK-së, sepse besoj se Kosovës i duhet një LDK e fortë  dhe me vizion të qartë shtetëror.

E me gjithë këtë, përkundër kërkesave të mëdha nga anëtarësia dhe strukturat tona, unë kësaj radhe kam vendosur që të mos jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Ky nuk është vendim kundër LDK-së. Përkundrazi. Është një vendim për ta ruajtur dinjitetin politik dhe për të mos lejuar që kontributi politik të matet me standarde të momentit apo nevoja të përkohshme.

LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja është një ideal, është bindje është historia jonë përplotë lavdi dhe e ardhmja që garanton stabillitet dhe zhvillim të shtetit tonë!

Unë do të vazhdoj të jem aty ku kam qenë gjithmonë — në shërbim të LDK-së dhe të qytetarëve që besojnë në frymën rugoviane, në përgjegjësinë shtetërore dhe në politikën me dinjitet.

Jam i bindur se LDK do ta rigjejë forcën për t’u kthyer plotësisht te vlerat e saj burimore, aty ku parimet dhe merita janë themeli i çdo vendimi.

Faleminderit secilit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Zoti e bekoftë LDK-në,

Zoti e bekoftë Kosovën tonë!

The post Selmanaj: Kam vendosur të mos jem pjesë e listës, jam në shërbim të LDK’së, do angazhohem për fitoren appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Në katër muajt e fundit kanë kaluar mbi 1.2 milion pasagjerë në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit
Ministrja bullgare Çamova tha se u takua me Mucunskin, ai thotë: Nuk ishte takim
Gjendet e mbytur një 32-vjeçare në Vlorë, trupi u konstatua nga bashkëshorti i saj
​Hoti reagon për 10-shën e parë në listën e LDK-së
MPJ e Maqedonisë i dërgon një demarsh me gojë ambasadorit bullgar Radukov për përdorimin e termit “maqedonas të veriut”
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Mundësia e koalicionit me LDK-në, pas bashkimit me Osmanin? Bedri Hamza: Dikush me dikë duhet të bashkëpunojë – Bllokadat nuk janë të shëndetshme për vendin
TOP Momenti

Mundësia e koalicionit me LDK-në, pas bashkimit me Osmanin? Bedri Hamza: Dikush me dikë duhet të bashkëpunojë – Bllokadat nuk janë të shëndetshme për vendin

Momenti
Momenti
May 11, 2026
LDK në Podujevë nominon Agim Veliun kandidat për deputet, reagon Abdixhiku
Afër 11 milionë për zgjedhjet e reja, qeveria mori vendimin në mbledhje elektronike mbrëmë
Inteligjenca Artificiale do të “luajë” futboll në Kupën e Botës të Amerikës
Arbër Havolli deklarohet i pafajshëm për vrasjen në Llapashticë të Podujevës, e pranon fajin për armëmbajtje pa leje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?