Lorik Maxhuni, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar qeverinë në lidhje me fushën e shëndetësisë.
Maxhuni, i ftuar në Pressing në T&, ka thënë se pushteti i VV’së ‘’ja kanë thy dy kamt sistemit tonë shëndetësor’’.
‘‘Tek çështja e shëndetësisë, realisht çfarë ka ndodhur në ministrinë e Shëndetësisë është tejet shqetësuese. Në shumicën e vitit ka pasur mungesa të barnave esenciale për qytetarë. MSH’ja nuk arrin me furnizua, shpeshherë për shkak të procedurave të tyre burokratike, e shpeshherë edhe për shkak të neglizhencës. Ai qeni tapall është hala para QKUK’së, por këta ja kanë thy të dy kamtë sistemit tonë shëndetësor. Po bëhet pak për sistemin shëndetësor, ne e kemi në fokus, synojmë të rritim furnizimin me pajisje mjekësore, të investojmë në trajnimin e kuadrave mjekësore’’, ka thënë ai, përcjell Gazeta Express.
The post “Qeni tapall është hala brenda QKUK’së por këta ja kanë thy të dy kambët sistemit shëndetësor”, Lorik Maxhuni i PDK-së: Synojmë rritjen e investimit në pajisje mjekësore.. appeared first on Gazeta Express.

