By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Plani i Vladimir Putinit për pavdekësi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Plani i Vladimir Putinit për pavdekësi
TOP Momenti

Plani i Vladimir Putinit për pavdekësi

Momenti
Published: June 4, 2026

Shfrytëzimi i thesarit rus për të financuar kërkimet mbi jetëgjatësinë.

Nga: Jed Babbin / The Washington Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Your browser does not support the video tag.

A është Elon Musku personi më i pasur në botë, apo është presidenti rus Vladimir Putin?

Z. Putin është shumë më i rezervuar për pasurinë e tij sesa z. Musk. Ai nuk mburret me të dhe nuk e ekspozon publikisht. Megjithatë, qëkur erdhi në pushtet në fund të vitit 1999, ai ka pasur mundësi të shumta për të përvetësuar fonde nga thesari rus – në dobi të vetes dhe familjes së tij.

Your browser does not support the video tag.

Ai po e përdor gjithashtu atë në një përpjekje për të jetuar përgjithmonë.

Çdokush, herët a vonë, duhet të përballet me vdekshmërinë. Pasanikët më të mëdhenj, nga ana tjetër, kanë mundësinë të kërkojnë mënyra për të shpëtuar nga fundi i tyre. Kjo është arsyeja pse z. Putin po investon rreth 26 miliardë dollarë [22.4 miliardë euro] nga paratë e Rusisë (nuk ka kuptim të shpenzosh të tuat) në kërkime kundër plakjes dhe prodhimin e organeve artificiale.

Gjithçka lidhet me një moment të shtatorit 2025, kur mikrofoni mbeti i hapur dhe z. Putin u kap duke biseduar me presidentin kinez Xi Jinping për mënyrën se si njerëzit mund të arrinin “pavdekësinë” duke zëvendësuar organet e tyre.

– Lexo po ashtu: Momenti i mikrofonit të ndezur mes Putinit dhe Jinpingut nuk ishte gjëja më e çuditshme që doli nga Kina

Sigurisht, z. Putin është plotësisht i aftë të na mashtrojë në një shkallë të tillë. Megjithatë, sipas një raporti të The Wall Street Journal-it, e gjithë kjo përfshin një përpjekje serioze për të arritur, në mos pavdekësinë, të paktën diçka që i afrohet asaj.

Kërkimet kundër plakjes në Shtetet e Bashkuara po ndjekin shumëçka prej të njëjtave drejtime, si kërkimet ruse, por sipas raportit të The Journal-it, kërkimi rus tani është shndërruar në një ndërmarrje shtetërore.

Programi i z. Putin, “Teknologjitë e Reja për Ruajtjen e Shëndetit”, synon zëvendësimin e pjesëve të trupit të njeriut. Kjo mund të realizohet përmes “bioprintimit”, pra printimit tredimensional të indeve njerëzore, dhe “ksenotransplantimit” që nënkupton rritjen e organeve të njeriut brenda derrave miniaturë – që supozohet se janë gjenetikisht kompatibilë me njerëzit.

Këto përpjekje u njoftuan në vitin 2024 dhe u premtua se do të shpëtonin 175 mijë jetë ruse deri më 2030. Kjo përkon tamam me humbjet e parashikuara ruse në Ukrainë deri atëherë.

A mund ta imagjinoni sikur presidenti Trump të drejtonte një përpjekje të tillë? Titujt e mediave në mbarë botën do të ulërinin se kjo dëshmon se z. Trump nuk heq kurrë dorë nga Presidenca.

Procedurat për një tjetër shkarkim të Trumpit do të fillonin dhe, përsëri, nuk do të çonin askund.

Megjithatë, pavarësisht talljeve dhe ironive, z. Putin mund të ketë zbuluar diçka me vlerë. Shumë pacientë me transplant zemre jetojnë 14 vjet ose më shumë pas operacionit. Pacientët me transplant veshke mund të jetojnë 20 vjet ose më gjatë, ndërsa pacientët me transplant mushkërie mund të jetojnë rreth gjashtë deri në tetë vjet më shumë, varësisht nga gjendja e përgjithshme shëndetësore.

Këto shifra do të vazhdojnë të përmirësohen, por sado e avancuar të jetë shkenca mjekësore, ajo ende nuk ka gjetur mënyrën për të transplantuar organin më të rëndësishëm të trupit: trurin.

Prej kohësh kemi qenë të vetëdijshëm për problemet shëndetësore të z. Putin. Thuhet se ai ka vuajtur nga forma të ndryshme kanceri dhe se vuan nga sëmundja e Parkinsonit, megjithëse shërbimet aleate të inteligjencës nuk i kanë konfirmuar këto gjendje. Nëse ai ka sukses në zhvillimin e organeve artificiale, mjekët mund t’ia zgjasin jetën deri në 20 vjet të tjera.

Kjo do të nënkuptonte mungesë paqeje në Ukrainë për një kohë shumë të gjatë. Z. Putin është i përkushtuar, ashtu si “filozofi” i tij, Alexander Dugin, ndaj pushtimit të Ukrainës si një fillim i ripushtimit të Perandorisë Sovjetike.

Duhet të kujtojmë se z. Putin, në prill të vitit 2005 e përshkroi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit XX”. Përkushtimi i tij ndaj këtij synimi buron nga përshkrimi që z. Dugin bën në veprën e tij Bazat e gjeopolitikës, ku ripushtimi i Ukrainës paraqitet si hapi i parë pa të cilin z. Putin nuk mund të arrijë objektivin e tij të mëtejshëm për ribashkimin e Perandorisë Sovjetike.

Z. Putin është 73 vjeç, në një moshë kur shëndeti fillon të përkeqësohet. Duhet të shpresojmë që përpjekjet e tij në kuadër të “Teknologjive për Ruajtjen e Shëndetit” të mos arrijnë të kapërcejnë sëmundjet që mund ta godasin. Me fjalë të tjera, duhet të shpresojmë për vdekjen e tij. Ne nuk kryejmë më atentate. Urdhri Ekzekutiv 12333 i Presidentit Reagan e hoqi atë praktikë.

Nëse z. Putin, me çfarëdo metode apo mjet arrin ta zgjasë jetën e tij, ai do të vazhdojë të jetë një kërcënim i madh për sigurinë amerikane. Ai do të vazhdojë të përpiqet të krijojë një rreth pasuesish të përkushtuar ndaj ambicieve të tij, individë që mund të vazhdojnë atë që ai lë pas, por kjo nuk është kurrë e sigurt.

Është thjesht një garë me kohën dhe secila palë mund të fitojë. /Telegrafi/

You Might Also Like

Xhaka siguron fazën eliminimit direkt në Botëror me Zvicrën
Vëllai vret vëllanë në Kavajë, dalin detajet e para
​Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në Qeverinë Kurti, ai e do LDK-në si një material për kontroll total
Ministria hap deponitë sanitare për qytetarët – tarifë 10.31 euro për ton
Gjyqi i dytë ndaj Thaçit – gjyqtari shtyn fjalët përmbyllëse, vendimi në fundvit?

You Might Also Like

Ekstradohet nga Serbia në Maqedoni 19-vjeçari i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
TOP Momenti

Ekstradohet nga Serbia në Maqedoni 19-vjeçari i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

June 24, 2026
Një i ekstraduar nga Belgjika dhe një i arrestuar në Prishtinë i kërkuar nga INTERPOL
TOP Momenti

Një i ekstraduar nga Belgjika dhe një i arrestuar në Prishtinë i kërkuar nga INTERPOL

June 24, 2026
Haziri: LDK nuk është në ditët më të mira, synim i përbashkët është rikthimi si partia e parë
TOP Momenti

Haziri: LDK nuk është në ditët më të mira, synim i përbashkët është rikthimi si partia e parë

June 24, 2026
​Komandanti i Forcave Aleate për Evropë diskuton në Romë për “aktivitetet e NATO-s” në Kosovë
TOP Momenti

​Komandanti i Forcave Aleate për Evropë diskuton në Romë për “aktivitetet e NATO-s” në Kosovë

June 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?