Pas ditëve të kaluara në Kosovë, bashkatdhetarët kanë nisur kthimin drejt vendeve të Evropës. Në pikën kufitare në Merdar, pritjet kanë kaluar dy orë. Fluksi i kthimit po vazhdon edhe përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Mërgimtarët po lënë pas Kosovën, teksa kanë nisur rrugën e gjatë të kthimit pas ditëve të kaluara në atdhe. Pas pushimeve në vendlindje, një pjesë e bashkatdhetarëve tanë ia kanë mësyrë vendeve të Evropës, ku jetojnë dhe punojnë.
Megjithëse rruga e tyre nuk është e lehtë, pasi shpesh ata raportojnë pritje të gjata gjatë rrugës.
Pritjet e bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdar shkuan më shumë se dy orë, teksa kolona ishte e gjatë deri në 1 km.
Pavarësisht pritjeve, ata treguan edhe për pushimet që i kaluan në Kosovë.
Përveç kalimit përmes pikave kufitare, fluksi i kthimit të mërgatës po vazhdon edhe përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

