Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë sot nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.
PDK njoftoi dje se i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.
Këtij aksioni do t’i bashkohet edhe Aleanca.
Kështu bëri të ditur dje deputetja e kësaj partie Albana Bytyqi, e cila tha se do t’i bashkohen PDK’së në Kuvend, ndërsa kishte theksuar insistimin e partisë së saj që të themelohen institucionet.
“Çdo aktivitet që është thirrur nga çdo parti ne kemi qenë prezentë aty, por edhe nesër do të jemi aty patjetër”.
The post PDK e AAK sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit appeared first on Gazeta Express.

