Dy vatra zjarri janë ende aktive në Bajgorë dhe Kutllovc, por aktualisht nuk paraqesin rrezik.
Kështu ka konfirmuar për Klankosova zjarrfikësi Bekim Mehmeti, i cili ka bërë të ditur se ekipet zjarrfikëse vazhdojnë të qëndrojnë në terren.
Bajgorë është një vatër zjarri si dhe në Kutllovc, dyjat janë aktive, por nuk janë të rrezikshme. Ekipi kujdestar ende është në terren”, ka deklaruar Mehmeti.
Ndërkohë kryetari i Mitrovicës, Faton Peci u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.
]

