By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë për rastin Hyseni
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë për rastin Hyseni
TOP Momenti

Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë për rastin Hyseni

Momenti
Published: September 24, 2026

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) në Shqipëri, Vlora Hyseni, ka hyrë në gjykatë, ku pritet të dalë para trupit gjykues si e dyshuar për veprat penale “zbulimi i të dhënave sekrete” dhe “përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërkohë, rasti i Hysenit ka shkaktuar përplasje edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Shumica parlamentare rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës dhe zhvillimin e debatit për rastin e ish-drejtores së SHISH-it.

Pas këtij vendimi, deputetët e opozitës rrethuan foltoren, ndërsa seanca u ndërpre për disa minuta.

Seanca u ndërpre pas fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se Kuvendi nuk mund të diskutonte asnjë çështje tjetër pa trajtuar rastin e Hysenit.

Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar situatën e krijuar pas hetimit ndaj ish-drejtores së SHISH-it si një çështje me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.

“Ky është parlamenti i Ergys Agasit”, deklaroi Berisha.

Ai pretendoi se emërimi i Hysenit në krye të SHISH-it ka dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me shërbimet partnere.

“Ka rënë siguria kombëtare”, tha Berisha, duke kërkuar hetim të plotë të çështjes.

Berisha pretendoi gjithashtu se Hyseni e kishte pajisur “organizatën kriminale të Ergys Agasit” me mjete të sofistikuara që, sipas tij, ishin blerë me paratë e taksapaguesve shqiptarë ose ishin dhuruar nga partnerët për nevoja të sigurisë kombëtare.

“Siç rezulton [Vlora Hyseni] e ka pajisur organizatën kriminale të Ergys Agasit me mjetet më të sofistikuara. Aty në zyrë që krijoi [Agasi], të pajisur me të gjitha mjetet më të sofistikuara, të blera nga taksapaguesit shqiptarë ose dhuratë e partnerëve tanë për sigurinë kombëtare, për vëzhgimin e armiqve, janë përdorur për të gjitha qëllimet e ulëta të luftës brenda klaneve”, tha Berisha në Kuvend.

Pretendimet e tij nuk janë konfirmuar në informacionet e bëra publike deri tani për hetimin.

Para votimit, grupi parlamentar i PD-së kishte kërkuar që Kuvendi t’i kërkonte kryeministrit Rama informacione dhe shpjegime për emërimin e Hysenit në krye të SHISH-it dhe për veprimtarinë e saj gjatë drejtimit të institucionit.

“Kuvendi i Shqipërisë duhet të kërkojë urgjentisht nga kryeministri Edi Rama që të japë informacione dhe shpjegime mbi përzgjedhjen e shtetases Vlora Hyseni në këtë detyrë, duke pasur parasysh rekordet e saj problematike në Republikën e Kosovës, si dhe veprimtarinë e saj në drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror, të debatojë mbi përgjegjësitë institucionale, si dhe të vlerësojë marrjen e masave të nevojshme për të parandaluar fenomene të tilla në të ardhmen”, thuhet në kërkesën e grupit të PD-së.

Demokratët kishin kërkuar që nga rendi i ditës të hiqeshin interpelancat e parashikuara me ministrin e Mjedisit dhe atë të Arsimit dhe të shtohej një pikë e re: “Kontroll dhe debat parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën në SHISH”.

Jashtë Kuvendit, dhjetëra qytetarë po protestojnë, ndërsa policia ka rrethuar perimetrin përreth ndërtesës për të mos lejuar afrimin e protestuesve.

Protesta është pjesë e tubimeve të përditshme kundër Qeverisë, por zhvillimet në SHISH dhe masa e sigurisë ndaj Hysenit janë kthyer në një nga temat kryesore të protestuesve.

Para nisjes së seancës, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u pyet nga gazetarët për përgjegjësinë politike të Qeverisë dhe shumicës lidhur me rastin Hyseni.

Gogu tha se përgjegjësia penale është individuale dhe se Qeveria e ka marrë përgjegjësinë politike duke e shkarkuar Hysenin nga drejtimi i SHISH-it dhe duke siguruar vazhdimësinë e institucionit me një drejtues të ri.

Ai theksoi se duhet pritur përfundimi i procesit për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në institucion.

Opozita e ka lidhur çështjen edhe me marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se, nëse do të konfirmohej komprometimi i informacionit të një aleati, mund të rishikohej shkalla e besimit dhe mekanizmat e shkëmbimit të informacionit.

source

You Might Also Like

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës
MSH: Nuk ka pasur gabim mjekësor në trajtimin e lehonës nga Strumica
Vlora Hyseni flet për herë të parë pas arrestimit
Vendoset gurthemeli i obeliskut për heroin Afrim Bunjaku në Banjskë
Vizitat në paraburgim tek Hashim Thaçi, Haga merr një vendim

LEXO GJITHASHTU

Deklarata e Vlora Hysenit për takim me agjentë serbë drejtuar gazetares, reagon AGSH: Shantazh, SPAK ta shikojë me seriozitet
Deklarata e Vlora Hysenit për takim me agjentë serbë drejtuar gazetares, reagon AGSH: Shantazh, SPAK ta shikojë me seriozitet
Lajme
Helez shkarkon dy pjesëtarë të ushtrisë së Bosnjës, lavdëruan Mlladiqin
Helez shkarkon dy pjesëtarë të ushtrisë së Bosnjës, lavdëruan Mlladiqin
Lajme
Kaos në Kuvendin e Malit të Zi, dështon seanca për shkarkimin e Mandiqit
Kaos në Kuvendin e Malit të Zi, dështon seanca për shkarkimin e Mandiqit
Lajme
Gjithçka gati për Kosovë–Irlandë, “Dardanët” zbresin sonte në fushë
Gjithçka gati për Kosovë–Irlandë, “Dardanët” zbresin sonte në fushë
Lajme
Gazetarja me të cilën u mor ish-shefja e SHISH-it: Vlora Hyseni duhet ta sqarojë kur të dalë se cilave takime iu referohet
Gazetarja me të cilën u mor ish-shefja e SHISH-it: Vlora Hyseni duhet ta sqarojë kur të dalë se cilave takime iu referohet
Lajme

You Might Also Like

Çitaku: Protestat në mbrojtje të UÇK-së do të vazhdojnë çdo ditë deri në liri
TOP Momenti

Çitaku: Protestat në mbrojtje të UÇK-së do të vazhdojnë çdo ditë deri në liri

September 24, 2026
LSDM: Rezultatet ekonomike të Mickoskit janë katastrofale
TOP Momenti

LSDM: Rezultatet ekonomike të Mickoskit janë katastrofale

September 24, 2026
Plagoset një person në Lezhë, transportohet drejt Traumës në Tiranë
TOP Momenti

Plagoset një person në Lezhë, transportohet drejt Traumës në Tiranë

September 24, 2026
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
TOP Momenti

Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?