By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
Lajme

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

Momenti
Published: September 1, 2026

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit, raporton Ekonomia Online.

Aksionit të sotëm u janë bashkuar edhe asamblistë, drejtorë komunalë dhe aktivistë nga Vitia, Gjilani dhe Kamenica.

Your browser does not support the video tag.

Në emër të pjesëmarrësve ka folur Valmir Sahiti, drejtor i Rinisë, Kulturës dhe Sportit në Viti, i cili tha se janë mbledhur për të shprehur shqetësimin për, siç e cilësoi ai, bllokadën institucionale.

“Jemi sot këtu bashkë me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, grupin e Aleancës, kolegë këshilltarë komunalë, drejtorë nga Komuna Viti, Gjilan e Kamenicë, për të shprehur shqetësimin tonë të thellë për mungesën e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe bllokadën institucionale. Sot kur po flasim, shumica e institucioneve të Republikës së Kosovës janë me ushtrues detyre, shteti është në një kolaps të thellë, janë bllokuar shumë marrëveshje ndërkombëtare, komunat – të gjitha komunat në krejt Republikën e Kosovës – janë para bankrotit financiar e mbi të gjitha qytetarët e Republikës po përballen me një zhgënjim, me pasoja të thella institucionale, me një zhgënjim të thellë edhe krizë ekonomike.

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Prandaj jemi sot për të thirrur mazhorancën, për të thirrur partinë fituese të zgjedhjeve që të kthehet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që të kthehet drejt institucioneve si forma e vetme demokratike, sepse mbi të gjitha Albin Kurti dhe vartësit e tij duhet ta kuptojnë që Republika e Kosovës është mbi secilin individ e mbi secilin lider politik. Ky vend e kjo republikë, e cila është ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve e një sakrificë shekullore, meriton një përgjegjësi më të madhe nga secili prej nesh. Kosova është ndër vendet e pakta në krejt botën ku opozita është tek institucionet, ku opozita thërret për konstituim të institucioneve, e ndërkohë pushteti e partia fituese është bllokuese e krejt proceseve. Prandaj sot, me një zë të fortë e përbashkues edhe të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, edhe të Aleancës, por mbi të gjitha zëri i krejt qytetarëve të Republikës së Kosovës, kërkojmë që përfundimisht kjo bllokadë e kjo odise eksperimentesh politike që po vazhdon t’i bëjë Albin Kurti të ndalen, e qytetarëve të Kosovës t’u kthehen institucionet e mbi të gjitha t’u shërbehet atyre“, tha Sahiti.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, i cili tha se situata institucionale nuk mund të vazhdojë kështu.

“Prandaj ne edhe sot jemi këtu për t’i bërë thirrje, për t’i kërkuar që të kthehet në institucione, të kthehemi në kushtetutshmëri, sepse më tutje ne nuk mund të vazhdojmë kështu si shoqëri. Ne nuk do ta tolerojmë si shoqëri, e cila kemi kaluar nëpër procese të rënda, që Albin Kurti të luajë me institucionet e vendit edhe në vazhdim. As veprimi i djeshëm, asgjë nuk ka bërë që të ndryshojë qëndrimi ynë, sepse ne edhe sot jemi jashtë kushtetutshmërisë. Ai mund të vazhdojë edhe më tutje të bëjë lojëra të tilla, të shtyjë kohë, të gjejë arsyetime koti edhe qesharake, e ndoshta edhe ndonjë natë të na thotë se tash duhet me bindë edhe Avdullah Hotin se s’mundemi me thirrë seancën. Prandaj edhe një herë i bëjmë thirrje, sa nuk është vonë, që të kthehemi në kushtetutshmëri“, tha ai.

The post PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Euronews: Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE, si po përpiqet Serbia të ndalojë Podgoricën
Dyshohet se goditi partnerin, shoqërohet në polici një grua në Prishtinë
Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Europa proteston
Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje
Peci: Protesta e komunave ka agjendë politike, qindra milionë euro obligime nuk janë të Qeverisë Kurti

LEXO GJITHASHTU

“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
TOP Momenti
Postoi fotografi me armë në rrjete sociale, shoqërohet në polici një person në Klinë
Postoi fotografi me armë në rrjete sociale, shoqërohet në polici një person në Klinë
TOP Momenti
Mbi 1000 të vdekur nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Kinë
Mbi 1000 të vdekur nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Kinë
Lajme
QMK: Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre, dy janë aktive
QMK: Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre, dy janë aktive
TOP Momenti
Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President
Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President
Lajme

You Might Also Like

Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani
Lajme

Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani

September 1, 2026
Irani lëshon raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron: Përgjigjia do të jetë e ashpër
Lajme

Irani lëshon raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron: Përgjigjia do të jetë e ashpër

September 1, 2026
Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë
Lajme

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

September 1, 2026
Rama: Qeveria Kurti po i ndëshkon qytetarët vetëm pse nuk e kanë votuar VV-në, Kosova po rrëshqet drejt diktaturës
Lajme

Rama: Qeveria Kurti po i ndëshkon qytetarët vetëm pse nuk e kanë votuar VV-në, Kosova po rrëshqet drejt diktaturës

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?