By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Musliu akuzon VV-në dhe LDK-në për përdorimin e emrit të Thaçit: Është qyqarllëk
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Musliu akuzon VV-në dhe LDK-në për përdorimin e emrit të Thaçit: Është qyqarllëk
Lajme

Musliu akuzon VV-në dhe LDK-në për përdorimin e emrit të Thaçit: Është qyqarllëk

Momenti
Published: September 4, 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe disa zëra nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përfshirë presidenten Vjosa Osmani, duke i akuzuar se po e përdorin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi për qëllime politike.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Musliu ka thënë se kjo po ndodh në një periudhë të ndjeshme, kur Thaçi po përballet me procesin gjyqësor në Hagë, transmeton lajmi.net.

Your browser does not support the video tag.

“Në këtë fazë kritike të përballjes së Hashim Thaçit me drejtësinë në Hagë, VV-ja, eksponentë të saj dhe edhe zëra nga LDK-ja, përfshirë Vjosa Osmanin, po e nxjerrin sërish në skenë emrin e Hashim Thaçit.”

“Çfarë cinizmi politik!”, ka shkruar Musliu.

Sipas saj, në një kohë kur Kosova duhet të tregojë seriozitet dhe maturi përballë procesit gjyqësor në Hagë, emri i Thaçit po përdoret si pjesë e përplasjeve politike.

“Kur një njeri përballet me një proces gjyqësor ndërkombëtar për Kosovën dhe vendi duhet të tregojë seriozitet, maturi dhe dinjitet, këta zgjedhin ta përdorin emrin e tij si armë të luftës së tyre politike.”

Musliu ka theksuar se Thaçi nuk ndodhet në Kosovë për t’iu përgjigjur akuzave dhe sulmeve politike.

“Hashim Thaçi nuk është më në Prishtinë që të mund t’u përgjigjet sulmeve politike. Ai është në Hagë, duke u përballur me një proces të rëndë për Kosovën, dhe pikërisht tani disa politikanë po kujtohen të merren me të.”

Deputetja e PDK-së e ka cilësuar këtë qasje si mungesë të guximit dhe lidershipit politik.

“Ky veprim nuk është guxim politik.

Është frikë politike dhe mungesë lidershipi.

Është qyqarllëk.”

Musliu ka akuzuar më tej kundërshtarët politikë se për vite me radhë e kanë përdorur figurën e Thaçit për përfitime elektorale, ndërsa tani, sipas saj, po e përdorin emrin e tij për të mbuluar problemet e tyre politike.

“Për vite me radhë e kanë përdorur Thaçin si gogol për të mbledhur vota. Sot, kur ai ndodhet në Hagë, vazhdojnë ta përdorin emrin e tij për të mbuluar dështimet, paaftësinë dhe krizën e tyre politike.”

Ajo ka deklaruar se ish-presidenti Thaçi nuk duhet të shndërrohet në një “mburojë” për problemet e politikës aktuale.

“Por ta kenë të qartë:

Hashim Thaçi nuk mund të jetë mburoja e përhershme e dështimeve të tyre.”

Në fund të reagimit, Musliu ka bërë thirrje për më shumë dinjitet dhe përgjegjësi në diskursin politik, duke thënë se historia do të vlerësojë ata që kontribuuan në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Historia do t’i vlersoj të gjithë ata që luftuan për Kosovën, ata që e ndërtuan shtetin dhe do ti gjykoj ata që sot përpiqen ta ndërtojnë karrierën e tyre politike duke goditur ata që nuk janë në gjendje t’u përgjigjen.”

“Pak më shumë dinjitet. Pak më shumë lidership. Dhe shumë më pak politikë mbi kurrizin e një njeriu që sot po përballet me një betejë në Hagë.”

Reagimi i plotë:

Në këtë fazë kritike të përballjes së Hashim Thaçit me drejtësinë në Hagë, VV-ja, eksponentë të saj dhe edhe zëra nga LDK-ja, përfshirë Vjosa Osmanin, po e nxjerrin sërish në skenë emrin e Hashim Thaçit.

Çfarë cinizmi politik!

Kur një njeri përballet me një proces gjyqësor ndërkombëtar për Kosovën dhe vendi duhet të tregojë seriozitet, maturi dhe dinjitet, këta zgjedhin ta përdorin emrin e tij si armë të luftës së tyre politike.

Hashim Thaçi nuk është më në Prishtinë që të mund t’u përgjigjet sulmeve politike. Ai është në Hagë, duke u përballur me një proces të rëndë për Kosovën, dhe pikërisht tani disa politikanë po kujtohen të merren me të.

Ky veprim nuk është guxim politik.

Është frikë politike dhe mungesë lidershipi.

Është qyqarllëk.

Për vite me radhë e kanë përdorur Thaçin si gogol për të mbledhur vota. Sot, kur ai ndodhet në Hagë, vazhdojnë ta përdorin emrin e tij për të mbuluar dështimet, paaftësinë dhe krizën e tyre politike.

Por ta kenë të qartë:

Hashim Thaçi nuk mund të jetë mburoja e përhershme e dështimeve të tyre.

Historia do t’i vlersoj të gjithë ata që luftuan për Kosovën, ata që e ndërtuan shtetin dhe do ti gjykoj ata që sot përpiqen ta ndërtojnë karrierën e tyre politike duke goditur ata që nuk janë në gjendje t’u përgjigjen.

Pak më shumë dinjitet. Pak më shumë lidership. Dhe shumë më pak politikë mbi kurrizin e një njeriu që sot po përballet me një betejë në Hagë.

The post Musliu akuzon VV-në dhe LDK-në për përdorimin e emrit të Thaçit: Është qyqarllëk appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Inteligjenca Artificiale shtrenjton produktet teknologjike, rriten çmimet e telefonave dhe laptopëve
Musliu-Shoshi: Avni Dehari është vetëm një kukull e Albin Kurtit
Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
Alarm në Danimarkë, inteligjenca paralajmëron për sabotime ruse: Rekrutohen qytetarë përmes rrjeteve sociale
Baraliu për shkeljen e afatit 30-ditor: S’ka përmbajtje që të dërgohet në Kushtetuese, ajo ka dhënë verdiktin

LEXO GJITHASHTU

Nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë
Nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë
Lajme
Dogana: Mallrat e falsifikuara dhe piraterike rrezikojnë konsumatorët dhe tregun
Dogana: Mallrat e falsifikuara dhe piraterike rrezikojnë konsumatorët dhe tregun
Lajme
U pyet nëse do mbronte Britaninë, Trump shmang përgjigjien: Londra nuk na mbështeti në operacionet kundër Iranit
U pyet nëse do mbronte Britaninë, Trump shmang përgjigjien: Londra nuk na mbështeti në operacionet kundër Iranit
Lajme
Mërgimtarët në Slloveni paralajmërojnë protestë paqësore në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Mërgimtarët në Slloveni paralajmërojnë protestë paqësore në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Lajme
U përpoqën të vidhnin naftë nga tubacionet, humbin jetën të paktën 37 persona në Nigeri
U përpoqën të vidhnin naftë nga tubacionet, humbin jetën të paktën 37 persona në Nigeri
Lajme

You Might Also Like

Vance: Irani praktikisht ka humbur kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit
Lajme

Vance: Irani praktikisht ka humbur kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit

September 4, 2026
Aksidentet me fatalitet, Morina: Parandalimi duhet të jetë prioritet
Lajme

Aksidentet me fatalitet, Morina: Parandalimi duhet të jetë prioritet

September 4, 2026
PDK sërish me aksion para Qeverisë
Lajme

PDK sërish me aksion para Qeverisë

September 4, 2026
“Nuk dua myslimanë në Amerikë”, trondit djali i themeluesit të Hamasit
Lajme

“Nuk dua myslimanë në Amerikë”, trondit djali i themeluesit të Hamasit

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?