By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Nuk dua myslimanë në Amerikë”, trondit djali i themeluesit të Hamasit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Nuk dua myslimanë në Amerikë”, trondit djali i themeluesit të Hamasit
Lajme

“Nuk dua myslimanë në Amerikë”, trondit djali i themeluesit të Hamasit

Momenti
Published: September 4, 2026

Mosab Hassan Yousef, djali i një prej figurave themeluese të Hamasit dhe ish-informator i agjencisë izraelite të sigurisë Shin Bet, ka shkaktuar reagime të forta në Shtetet e Bashkuara pas një fjalimi me deklarata të ashpra kundër myslimanëve.

Gjatë një samiti hebreo-amerikan të zhvilluar fundjavën e kaluar në Los Angeles, Yousef bëri thirrje që myslimanët të largohen nga Shtetet e Bashkuara, duke përdorur një gjuhë tejet fyese dhe denigruese.

Your browser does not support the video tag.

“Unë nuk dua myslimanë në Amerikë. Dilni që këtej, shkoni në gropat e pisllëkut nga keni ardhur dhe reformoni vendet tuaja”, deklaroi ai. Fjalimi i tij u prit me duartrokitje nga një pjesë e audiencës, raportojnë mediat.

Yousef vijoi me deklarata edhe më të ashpra ndaj besimit islam. “Nuk më intereson fare Kurani, profeti juaj dhe gjithë besimi juaj. Më neveritni”, tha ai gjatë aktivitetit.

Samiti u organizua nga një grup hebrenjsh ortodoksë dhe u mbështet nga organizata të mëdha pro-Izraelit.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, si dhe ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee.

Të dy diplomatët mbajtën fjalime gjatë aktivitetit, i cili tashmë është bërë objekt polemikash për shkak të deklaratave të Youssefit dhe reagimit të një pjese të publikut ndaj tyre.

Kush është Mosab Hassan Yousef?

Mosab Hassan Yousef është djali i madh i Sheikh Hassan Youssefit, një prej figurave themeluese të Hamasit. Ai u rrit në Bregun Perëndimor dhe, në moshë të re, u rekrutua nga shërbimi izraelit i sigurisë Shin Bet.

Sipas rrëfimit të tij, Yousef bashkëpunoi me Shin Bet për rreth një dekadë, nga viti 1997 deri në vitin 2007, duke ofruar informacione që, sipas tij, ndihmuan shërbimet izraelite në parandalimin e sulmeve dhe arrestimin e militantëve.

Më pas, Yousef u largua nga rajoni dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara. Vendimi i tij për të bashkëpunuar me Izraelin shkaktoi reagime të forta brenda familjes së tij, e cila e mohoi publikisht. Në SHBA, ai u konvertua në krishterim.

Historia e tij u bë e njohur ndërkombëtarisht përmes dokumentarit “The Green Prince”, të publikuar në vitin 2014. Filmi trajton jetën e Yousefit, bashkëpunimin e tij me Shin Bet dhe marrëdhënien e tij me ish-oficerin izraelit të inteligjencës, Gonen Ben Yitzhak.

Sot, Yousef është një prej kritikëve më të ashpër të Hamasit dhe një zë i fuqishëm kundër Islamit. Ai shfaqet rregullisht në debate, forume politike dhe aktivitete publike në Shtetet e Bashkuara dhe Izrael, ku ka bërë deklarata të shumta kontroverse për Hamasin, Islamin dhe konfliktin izraelito-palestinez. /Telegrafi

The post “Nuk dua myslimanë në Amerikë”, trondit djali i themeluesit të Hamasit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Sulmohet me armë zjarri gjenerali rus, Ukraina e kuzoi për goditjen e spitalit pediatrik në Kiev
Trump paralajmëron Evropën: SHBA do të kërkojë pagesë për armët e dërguara në Ukrainë
Trump për luftën me Iranin: Unë e shpëtova Britaninë nga një kërcënim bërthamor
Pas afro tri javësh në paraburgim në Serbi, lirohet Dukagjin Maxhuni
Hoxhaj: Kurti ka bërë “puç kushtetues”, PDK-ja do ta dërgojë çështjen në Kushtetuese

LEXO GJITHASHTU

QMK: Janë shuar 27 zjarre, 3 janë nën kontroll dhe një është aktiv në kufi me Kosovën
QMK: Janë shuar 27 zjarre, 3 janë nën kontroll dhe një është aktiv në kufi me Kosovën
TOP Momenti
MIT: Sot nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
MIT: Sot nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
TOP Momenti
Fermerët shohin kthesë në tregun e qumështit
Fermerët shohin kthesë në tregun e qumështit
Lajme
Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?
Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?
Lajme
U përfol se presidenti amerikan mban paruke, Trump i përgjigjet komenteve: Era do të ma kishte marrë deri tash
U përfol se presidenti amerikan mban paruke, Trump i përgjigjet komenteve: Era do të ma kishte marrë deri tash
Lajme

You Might Also Like

Diell, vranësira dhe erë e fortë – kështu do të jetë moti sot
Lajme

Diell, vranësira dhe erë e fortë – kështu do të jetë moti sot

September 4, 2026
PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, aksioni i janë bashkuar aktivistë e asamblistë të PDK-së nga Prizreni e Suhareka
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, aksioni i janë bashkuar aktivistë e asamblistë të PDK-së nga Prizreni e Suhareka

September 4, 2026
Inteligjenca Artificiale shtrenjton produktet teknologjike, rriten çmimet e telefonave dhe laptopëve
Lajme

Inteligjenca Artificiale shtrenjton produktet teknologjike, rriten çmimet e telefonave dhe laptopëve

September 4, 2026
Musliu-Shoshi: Avni Dehari është vetëm një kukull e Albin Kurtit
Lajme

Musliu-Shoshi: Avni Dehari është vetëm një kukull e Albin Kurtit

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?