By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: U përpoqën të vidhnin naftë nga tubacionet, humbin jetën të paktën 37 persona në Nigeri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
U përpoqën të vidhnin naftë nga tubacionet, humbin jetën të paktën 37 persona në Nigeri
Lajme

U përpoqën të vidhnin naftë nga tubacionet, humbin jetën të paktën 37 persona në Nigeri

Momenti
Published: September 4, 2026

Të paktën 37 persona dyshohet se kanë humbur jetën në jug të Nigerisë, pasi thithën gazra toksikë ndërsa përpiqeshin të vidhnin produkte nafte nga një tubacion. Shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa raportohet se trupa janë parë duke lundruar në lumë.

Bilanci i rëndë është bërë publik nga Qendra e Veprimit për të Rinjtë dhe Mjedisin (YEAC-Nigeria), një organizatë joqeveritare lokale, ndërsa policia ka konfirmuar incidentin, por ende jo numrin e viktimave.

Your browser does not support the video tag.

“Të paktën 37 persona kanë vdekur pasi kanë thithur gazra nga produktet e kompanisë petrokimike Indorama dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur”, njoftoi YEAC-Nigeria.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Okrika, pranë Port Harcourt, kryeqytetit të shtetit Rivers.

Sipas të dhënave të organizatës, disa të rinj kishin ndërhyrë në një tubacion që transportonte produkte nafte nga uzina Indorama Eleme Petrochemical drejt anijeve që mbërrinin në zonë për t’i ngarkuar dhe më pas transportuar për eksport.

Ata dyshohet se kishin lidhur një tub me linjën e transportit të karburantit për ta vjedhur atë. Gjatë ndërhyrjes, personat që ndodheshin në zonë dyshohet se u ekspozuan ndaj një përqendrimi të lartë gazrash toksikë, me pasoja fatale.

Përmasat e tragjedisë mund të jenë edhe më të mëdha, pasi kërkimet për personat e zhdukur vijojnë.

“Shumë njerëz janë të zhdukur dhe trupa janë parë duke lundruar në lumë, por ende nuk janë gjetur”, deklaroi YEAC-Nigeria.

Policia e shtetit Rivers ka konfirmuar se një incident i rëndë ka ndodhur në Okrika dhe se autoritetet po merren me rastin, por deri tani nuk ka konfirmuar zyrtarisht bilancin prej 37 viktimash të raportuar nga organizata joqeveritare.

Vjedhja e naftës dhe ndërhyrjet e paligjshme në tubacione janë një problem i vazhdueshëm në Deltën e Nigerit, një prej rajoneve kryesore naftëmbajtëse të vendit. Përveç rrezikut të madh për jetën, dëmtimi dhe sabotimi i tubacioneve konsiderohen ndër burimet kryesore të ndotjes së rëndë të mjedisit në zonë.

The post U përpoqën të vidhnin naftë nga tubacionet, humbin jetën të paktën 37 persona në Nigeri appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Sulmohet me armë zjarri gjenerali rus, Ukraina e kuzoi për goditjen e spitalit pediatrik në Kiev
Trump paralajmëron Evropën: SHBA do të kërkojë pagesë për armët e dërguara në Ukrainë
Trump për luftën me Iranin: Unë e shpëtova Britaninë nga një kërcënim bërthamor
Pas afro tri javësh në paraburgim në Serbi, lirohet Dukagjin Maxhuni
Hoxhaj: Kurti ka bërë “puç kushtetues”, PDK-ja do ta dërgojë çështjen në Kushtetuese

LEXO GJITHASHTU

QMK: Janë shuar 27 zjarre, 3 janë nën kontroll dhe një është aktiv në kufi me Kosovën
QMK: Janë shuar 27 zjarre, 3 janë nën kontroll dhe një është aktiv në kufi me Kosovën
TOP Momenti
MIT: Sot nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
MIT: Sot nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
TOP Momenti
Fermerët shohin kthesë në tregun e qumështit
Fermerët shohin kthesë në tregun e qumështit
Lajme
Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?
Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?
Lajme
U përfol se presidenti amerikan mban paruke, Trump i përgjigjet komenteve: Era do të ma kishte marrë deri tash
U përfol se presidenti amerikan mban paruke, Trump i përgjigjet komenteve: Era do të ma kishte marrë deri tash
Lajme

You Might Also Like

Diell, vranësira dhe erë e fortë – kështu do të jetë moti sot
Lajme

Diell, vranësira dhe erë e fortë – kështu do të jetë moti sot

September 4, 2026
PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, aksioni i janë bashkuar aktivistë e asamblistë të PDK-së nga Prizreni e Suhareka
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, aksioni i janë bashkuar aktivistë e asamblistë të PDK-së nga Prizreni e Suhareka

September 4, 2026
Inteligjenca Artificiale shtrenjton produktet teknologjike, rriten çmimet e telefonave dhe laptopëve
Lajme

Inteligjenca Artificiale shtrenjton produktet teknologjike, rriten çmimet e telefonave dhe laptopëve

September 4, 2026
Musliu-Shoshi: Avni Dehari është vetëm një kukull e Albin Kurtit
Lajme

Musliu-Shoshi: Avni Dehari është vetëm një kukull e Albin Kurtit

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?