By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Inteligjenca Artificiale shtrenjton produktet teknologjike, rriten çmimet e telefonave dhe laptopëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Inteligjenca Artificiale shtrenjton produktet teknologjike, rriten çmimet e telefonave dhe laptopëve
Lajme

Inteligjenca Artificiale shtrenjton produktet teknologjike, rriten çmimet e telefonave dhe laptopëve

Momenti
Published: September 4, 2026

Bumi global i Inteligjencës Artificiale po ushtron presion mbi tregun e pajisjeve elektronike, duke sjellë rritje të çmimeve për smartfonët, laptopët, kompjuterët dhe konsolat e lojërave.

Kërkesa në rritje për çipa të avancuar nga qendrat e të dhënave që përdoren për zhvillimin dhe funksionimin e sistemeve të IA-së po orienton një pjesë të madhe të kapaciteteve prodhuese drejt këtij sektori. Si pasojë, komponentë të rëndësishëm, veçanërisht procesorët dhe modulet e memories me shpejtësi të lartë, po bëhen më të kushtueshëm dhe më të vështirë për t’u siguruar.

Your browser does not support the video tag.

Sipas një analize të kompanisë së kërkimeve të tregut, e publikuar në kuadër të panairit ndërkombëtar të teknologjisë IFA, ndikimi i kësaj situate po ndihet gjithnjë e më shumë te konsumatorët.

Një prej shembujve është Apple, e cila në qershor njoftoi për rritje çmimesh, duke iu referuar kostove më të larta të çipave. Se në çfarë mase do të ndikohen konsumatorët pritet të bëhet më e qartë me prezantimin e modeleve të reja të iPhone.

Edhe kompani të tjera të mëdha, përfshirë HP, Dell dhe Nintendo, kanë rritur çmimet e produkteve të tyre.

Në Gjermani, Shoqata e Industrisë Digjitale Bitkom parashikon se çmimi mesatar i një smartfoni gjatë këtij viti do të arrijë në rreth 646 euro.

Modelet e lira po bëhen më të rralla

Përballë mungesës së disa komponentëve, prodhuesit po ndryshojnë strategjitë e tyre. Kompanitë po përqendrohen te konfigurimet më të kërkuara, veçanërisht ato me 256 ose 512 GB memorie, ndërsa po reduktojnë numrin e varianteve të disponueshme.

Kjo pritet të ndikojë veçanërisht te pajisjet e kategorisë së lirë, të cilat mund të bëhen më të rralla ose të kushtojnë më shumë.

Eksperti i industrisë nga NIQ, Alexander Dehmel, thotë se nuk pritet një krizë e përgjithshme furnizimi e ngjashme me atë të vitit 2020. Megjithatë, ai paralajmëron se konsumatorët duhet të përgatiten për rritje të ndjeshme të çmimeve.

Sipas tij, problemi nuk pritet të sjellë ndërprerje të përgjithshme të furnizimit, por disa konfigurime me fuqi të lartë përpunuese dhe kapacitete të mëdha memorieje mund të bëhen më të shtrenjta ose të kërkojnë kohë më të gjatë për t’u siguruar.

Në këtë mënyrë, bumi i Inteligjencës Artificiale nuk po ndikon vetëm te kompanitë që zhvillojnë teknologjitë e IA-së, por po fillon të ndihet edhe drejtpërdrejt në xhepin e konsumatorëve që kërkojnë të blejnë pajisje të reja elektronike.

The post Inteligjenca Artificiale shtrenjton produktet teknologjike, rriten çmimet e telefonave dhe laptopëve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Sulmohet me armë zjarri gjenerali rus, Ukraina e kuzoi për goditjen e spitalit pediatrik në Kiev
Trump paralajmëron Evropën: SHBA do të kërkojë pagesë për armët e dërguara në Ukrainë
Trump për luftën me Iranin: Unë e shpëtova Britaninë nga një kërcënim bërthamor
Pas afro tri javësh në paraburgim në Serbi, lirohet Dukagjin Maxhuni
Hoxhaj: Kurti ka bërë “puç kushtetues”, PDK-ja do ta dërgojë çështjen në Kushtetuese

LEXO GJITHASHTU

QMK: Janë shuar 27 zjarre, 3 janë nën kontroll dhe një është aktiv në kufi me Kosovën
QMK: Janë shuar 27 zjarre, 3 janë nën kontroll dhe një është aktiv në kufi me Kosovën
TOP Momenti
MIT: Sot nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
MIT: Sot nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
TOP Momenti
Fermerët shohin kthesë në tregun e qumështit
Fermerët shohin kthesë në tregun e qumështit
Lajme
Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?
Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?
Lajme
U përfol se presidenti amerikan mban paruke, Trump i përgjigjet komenteve: Era do të ma kishte marrë deri tash
U përfol se presidenti amerikan mban paruke, Trump i përgjigjet komenteve: Era do të ma kishte marrë deri tash
Lajme

You Might Also Like

Diell, vranësira dhe erë e fortë – kështu do të jetë moti sot
Lajme

Diell, vranësira dhe erë e fortë – kështu do të jetë moti sot

September 4, 2026
PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, aksioni i janë bashkuar aktivistë e asamblistë të PDK-së nga Prizreni e Suhareka
Lajme

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, aksioni i janë bashkuar aktivistë e asamblistë të PDK-së nga Prizreni e Suhareka

September 4, 2026
Musliu-Shoshi: Avni Dehari është vetëm një kukull e Albin Kurtit
Lajme

Musliu-Shoshi: Avni Dehari është vetëm një kukull e Albin Kurtit

September 4, 2026
Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
Lajme

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?