By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Alarm në Danimarkë, inteligjenca paralajmëron për sabotime ruse: Rekrutohen qytetarë përmes rrjeteve sociale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Alarm në Danimarkë, inteligjenca paralajmëron për sabotime ruse: Rekrutohen qytetarë përmes rrjeteve sociale
Lajme

Alarm në Danimarkë, inteligjenca paralajmëron për sabotime ruse: Rekrutohen qytetarë përmes rrjeteve sociale

Momenti
Published: September 4, 2026

Shërbimi danez i Sigurisë dhe Inteligjencës (PET) ka ngritur alarmin për rrezikun e operacioneve ruse të sabotimit në territorin e vendit, duke paralajmëruar se në shënjestër mund të vendosen veçanërisht kompanitë dhe infrastruktura e lidhur me industrinë e mbrojtjes.

Sipas autoriteteve daneze, shërbimet ruse të inteligjencës po përdorin gjithnjë e më shumë qytetarë të zakonshëm për kryerjen e detyrave që mund të shërbejnë në përgatitjen e operacioneve të sabotimit.

Your browser does not support the video tag.

Rekrutimi dyshohet se zhvillohet edhe përmes rrjeteve sociale, ku personave mund t’u ofrohen para për detyra në dukje të thjeshta, si fotografimi i objekteve, kompanive apo zonave të caktuara. Materialet e mbledhura mund të përdoren më pas për zbulim dhe planifikimin e veprimeve të mëtejshme.

Zyrtarët danezë të kundërzbulimit paralajmërojnë se kërcënimi nuk duhet parë më si një skenar klasik i filmave të spiunazhit, por si një rrezik konkret që autoritetet e sigurisë duhet ta përballojnë çdo ditë.

Paralajmërimi vjen në një periudhë tensionesh të forta mes Rusisë dhe vendeve evropiane, ndërsa shqetësimet për operacionet hibride, sabotimet dhe aktivitetet e shërbimeve ruse të inteligjencës janë shtuar ndjeshëm.

Pak ditë më parë, vendet e Bashkimit Evropian diskutuan mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Moskës pas një incidenti në Gjermani me një dron të pajisur me eksploziv, ngjarje që zyrtarë të lartë evropianë e cilësuan si “terrorizëm të sponsorizuar nga shteti”.

Danimarka është ndër vendet evropiane që kanë mbështetur fuqishëm Ukrainën që prej nisjes së pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, duke ofruar miliarda euro ndihmë ushtarake dhe pajisje për Kievin.

Në këtë klimë, autoritetet daneze e konsiderojnë vendin një objektiv të mundshëm të operacioneve hibride ruse, të cilat synojnë të ushtrojnë presion mbi shtetet evropiane dhe të godasin sektorë strategjikë pa kaluar në një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake.

The post Alarm në Danimarkë, inteligjenca paralajmëron për sabotime ruse: Rekrutohen qytetarë përmes rrjeteve sociale appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Një lokal në Prizren u përfshi nga zjarri, zjarrfikësit lokalizojnë flakët, një i mitur intervistohet
“Ku të vete unë?” – I moshuari në Fier qëndron pranë banesës së shkrumbuar
Aksident në rrugën Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor
171 efektivë dhe 10 mjete zjarrfikëse në terren për fikjen e zjarrit në Himarë
REL: Mes së vërtetës dhe mitit: Ratko Mlladiq nuk është Car Llazari

LEXO GJITHASHTU

​Lushtaku, Abdixhikut: Merru me shtëpinë tënde, jo me mua
​Lushtaku, Abdixhikut: Merru me shtëpinë tënde, jo me mua
TOP Momenti
LAMM: Kolona nëpër pikat kufitare, në Bogorodicë pritet deri në 45 minuta
LAMM: Kolona nëpër pikat kufitare, në Bogorodicë pritet deri në 45 minuta
TOP Momenti
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Deçan, ora e lirisë për çlirimtarët
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Deçan, ora e lirisë për çlirimtarët
TOP Momenti
Katër raste të personave të zhdukur – detaje nga raporti 24 orësh i Policisë
Katër raste të personave të zhdukur – detaje nga raporti 24 orësh i Policisë
TOP Momenti
Fieri në betejë me zjarret, 90 ushtarë në terren – ndërhyrje nga ajri
Fieri në betejë me zjarret, 90 ushtarë në terren – ndërhyrje nga ajri
TOP Momenti

You Might Also Like

Zhvillimet pasi Dehari caktoi seancën më 9 shtator, PDK mban konferencë në ora 11:00
Lajme

Zhvillimet pasi Dehari caktoi seancën më 9 shtator, PDK mban konferencë në ora 11:00

September 5, 2026
I burgosuri sulmon dy zyrtarë korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë, i hedhin sprej për ta futur në kontroll
Lajme

I burgosuri sulmon dy zyrtarë korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë, i hedhin sprej për ta futur në kontroll

September 5, 2026
Arrestohet një i mitur në Drenas, theri me thikë dy të mitur të tjerë
Lajme

Arrestohet një i mitur në Drenas, theri me thikë dy të mitur të tjerë

September 5, 2026
Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë
Lajme

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

September 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?