By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Muhaxhiri për situatën politike: Kjo është bllokada më e rrezikshme që nga viti ’99
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Muhaxhiri për situatën politike: Kjo është bllokada më e rrezikshme që nga viti ’99
Lajme

Muhaxhiri për situatën politike: Kjo është bllokada më e rrezikshme që nga viti ’99

Momenti
Published: August 12, 2026

Analisti politik Artan Muhaxhiri e ka cilësuar situatën aktuale politike në Kosovë si “bllokadën më të pakuptimtë, më të dëmshme dhe më të rrezikshme” që nga viti 1999, duke thënë se tejkalimi i afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka krijuar një situatë pa një zgjidhje të qartë, raporton Ekonomia Online.

Muhaxhiri ka thënë se pavarësisht përvojës së vitit të kaluar dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për afatin 30-ditor, politikanët kosovarë nuk kanë nxjerrë mësime nga kriza e kaluar.

“Pa asnjë dyshim kjo është bllokada më e pakuptimtë, më e dëmshme dhe më e rrezikshme që ka ndodhur në Kosovë që prej vitit ’99, pasi vjen pas gjithë asaj katrahure politike që ka ndodhur vitin e kaluar, që nënkupton që politikanët kosovarë nuk kanë marrë asnjë leksion nga gjithë ai prapakthim që ndodhi vitin e kaluar dhe tashmë situata është edhe më e rëndë pasi e kemi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që e cakton në mënyrë të saktë se duhet të konstituohet Kuvendi brenda 30 ditëve nga validimi i rezultateve zgjedhore, kështu që është një hapësirë e tmerrshme politike në të cilën, askush nuk e ka një ide se si të dilet prej saj. Pra, nuk ka plan B edhe kjo bllokadë, ky stagnim, do të vazhdojë edhe më tej pa ndonjë mundësi për pritshmëri realiste, normale”, tha ai.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të Kushtetutës, duke e cilësuar situatën aktuale si rastin më të rëndë.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka shkelë Kushtetutën 16 herë, mirëpo ky është rasti më i rëndë, më i turpshëm sepse, tashmë e kemi një vendim të saktë të Gjykatës Kushtetuese për 30-ditëshin edhe, edhe ky tejkalim i Kushtetutës, ky zell që të shkohet mbi ligjshmërinë edhe që të kidnapohet i gjithë procesi politik i konstituimit të Kuvendit te Kosovës ka një çmim shumë të madh edhe do të mbetet si njollë e zezë në historinë politike të Kosovës”, tha ai.

Muhaxhiri ka thënë se nuk sheh arsyetim për këtë situatë, duke e cilësuar sjelljen si “anti-institucionale” dhe “anti-shtetërore”.

“Nuk ka asnjë arsyetim për këtë sjellje, jo-politike, anti-institucionale, anti-shtetërore, sepse të gjitha argumentet janë të qarta. Pra nuk ka hapësirë për debat, nuk ka hapësirë për diskutim, nuk ka hapësirë për hamendje. Çdo gjë është e qartë, çdo gjë është e saktë edhe tentimi që të shkohet përtej Kushtetutës, që të nënshtrohet Kushtetuta është një kapitull, i zi për politikën kosovare”, tha ai.

Sipas tij, mungesa e një angazhimi më aktiv të faktorit ndërkombëtar lidhet edhe me krizat e tjera globale, por ai pret që ndërkombëtarët të ndërhyjnë nëse bllokada vazhdon.

“Në të kaluarën çdo herë kur ka pasur, bllokada ka pasur një angazhim më kualitativ të ndërkombëtarëve, mirëpo kësaj radhe problemi është që ka vatra të luftërave në botë, ka shumë hapësira ku i kanë dedikuar resurset e tyre, për shembull Irani, Ukraina, Gaza, edhe kjo është arsyeja që bashkësia ndërkombëtare nuk po merret, në mënyrë më aktive me bllokadën, në Kosovë, por gjithsesi, kjo nuk mund të vazhdojë në pafundësi edhe çështja është që do të vijë një momentum ku edhe bashkësia ndërkombëtare, edhe nën kërcënimin e sankcioneve të ashpra, do të drejtohet ka spektri politik kosovar, pasi Kosova është edhe projekt ndërkombëtar përveç se është vullnet i qytetarëve të Kosovës, shtetit të Kosovës, edhe për këtë arsye, nuk do të lejojnë që të ketë, një bllokadë apo një stagnim krejtësisht të pakuptimtë, sepse, nuk ka plan, nuk ka ide normale, pozitive që të shkohet drejt zgjidhjes, mirëpo me kokëfortësi, këmbëngulet në pozicione rigide edhe kjo nuk jep asnjë shpresë për zgjidhje konstruktive”, tha ai.

source

You Might Also Like

Deputetët e PDK-së futen në sallën kryesore të Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive
“Dyert janë të mbyllura për ne”, “jo, jo janë të hapura” – ballafaqim mes Çitakut e Haxhiut në sallën e Kuvendit
Çmimet e naftës po rriten për shkak të ngërçit rreth Ngushticës së Hormuzit
Kërkesa e PDK ndaj Deharit për thirrje të seancës, edhe Aleanca do jetë në Kuvend, Tahiri: Qasja e VV është alarmante
Sekuestrimi i anijeve ruse, kërcënon Putin: Do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë ndaj BE-së

LEXO GJITHASHTU

Skandali në tenderin e karburanteve, BP-ja mohon dokumentin e IP-KOS-it: S’e njohim letrën, kërkohen hetime për falsifikim
Skandali në tenderin e karburanteve, BP-ja mohon dokumentin e IP-KOS-it: S’e njohim letrën, kërkohen hetime për falsifikim
TOP Momenti
Zhduket një e mitur në Pejë, rasti po hetohet
Zhduket një e mitur në Pejë, rasti po hetohet
TOP Momenti
Mbi 1300 kundërvajtje në trafik brenda dy ditëve, janë ndaluar 32 persona
Mbi 1300 kundërvajtje në trafik brenda dy ditëve, janë ndaluar 32 persona
TOP Momenti
Inspektorati tërheq nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje
Inspektorati tërheq nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje
TOP Momenti
Përgjigja e Edi Ramës ndaj Vuçiqit, deputetja britanike: Kjo është diplomaci
Përgjigja e Edi Ramës ndaj Vuçiqit, deputetja britanike: Kjo është diplomaci
TOP Momenti

You Might Also Like

‘‘E kemi një takim për rininë’’, Kurti s’ka përgjigje për bllokadën, thotë se i duhet të shkojë në kryeministri
Lajme

‘‘E kemi një takim për rininë’’, Kurti s’ka përgjigje për bllokadën, thotë se i duhet të shkojë në kryeministri

August 12, 2026
Pasojat e zjarrit në deponinë në Sferkë: Mijëra pula të ngordhura, prodhim i përgjysmuar dhe një biznes familjar në rrezik  
Lajme

Pasojat e zjarrit në deponinë në Sferkë: Mijëra pula të ngordhura, prodhim i përgjysmuar dhe një biznes familjar në rrezik  

August 12, 2026
Ishte i dënuar me 3 vite burg për prodhim të narkotikëve, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj
Lajme

Ishte i dënuar me 3 vite burg për prodhim të narkotikëve, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj

August 12, 2026
Kearns: Evropa t’i “luftojë” lidhjet Serbi – Rusi – Kinë, Britania qëndron përkrah Kosovës
Lajme

Kearns: Evropa t’i “luftojë” lidhjet Serbi – Rusi – Kinë, Britania qëndron përkrah Kosovës

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?