Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se partia e tij do të marrë pjesë në çdo nismë të subjekteve opozitare.
Tahiri konfirmoi se Aleanca do të jetë pjesë e seancës së thirrur nga PDK-ja, ndërsa kritikoi partinë më të madhe parlamentare për mungesë të transparencës.
“Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur një seancë për sot në ora 11:00. Aleanca do të jetë aty gjithmonë kur ka një aktivitet nga partitë opozitare. Ajo që më shqetësoi tash është informata që mediat nuk po lejohen të hyjnë brenda në Kuvend, nuk e di pse, tash do ta trajtojmë, mirëpo mungesa e transparencës dhe çasja e LVV-së është alarmante dhe po e çon vendin në humnerë”, tha Tahiri.
Më tej, Tahiri tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka instruksione ‘nga lartë’. Ai gjithashtu iu referua nenit 66 të Kushtetutës dhe nenit 140 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, për të cilat tha se janë shkelur.
“Zoti Dehari i ka instruksionet nga lartë, i madh e i vogël, veç pak dikush që dinë shkrim dhe lexim e ka të qartë që neni 66 i Kushtetutës është shkel, Akgjykimi i Gjykatës Kushtetuese neni 140 që flet për dy çështje thotë edhe nuk trajtohet vetëm nisja si proces, por duhet të konstituohet për 30 ditë”, u shpreh ai.
The post Kërkesa e PDK ndaj Deharit për thirrje të seancës, edhe Aleanca do jetë në Kuvend, Tahiri: Qasja e VV është alarmante appeared first on Gazeta Express.

