By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Skandali në tenderin e karburanteve, BP-ja mohon dokumentin e IP-KOS-it: S’e njohim letrën, kërkohen hetime për falsifikim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Skandali në tenderin e karburanteve, BP-ja mohon dokumentin e IP-KOS-it: S’e njohim letrën, kërkohen hetime për falsifikim
TOP Momenti

Skandali në tenderin e karburanteve, BP-ja mohon dokumentin e IP-KOS-it: S’e njohim letrën, kërkohen hetime për falsifikim

Momenti
Published: August 12, 2026









Një dokument i paraqitur si garancion i “BP Oil International Limited” në një tender publik për furnizim me karburante në Kosovë po merr përmasa shumë më serioze.

Your browser does not support the video tag.


Pas pyetjeve dhe dokumentacionit të dërguar për verifikim, “BP International Limited” ka konfirmuar zyrtarisht se nuk e njeh letrën e paraqitur në procedurën e prokurimit dhe se po ndërmerr hapa në lidhje me rastin, raporton portali Front Online.


Përgjigjja e BP-së ngre pikëpyetje të reja dhe serioze mbi mënyrën se si një dokument i tillë ka përfunduar në dosjen tenderuese dhe është pranuar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) gjatë vlerësimit të ofertave.


Rasti lidhet me tenderin për furnizim me karburante për rajonet e Pejës dhe Gjakovës, ku kompania “IP-KOS”, pronë e biznesmenit të afërt me Qeverinë e kryeministrit Kurti, Shaip Mikullovci.


Sipas dokumenteve të siguruara nga Front Online, në ofertë është përdorur një dokument me titull “Letter of Confirmation and Supply Guarantee”, i cili paraqitet sikur është lëshuar nga BP Oil International Limited.


Mirëpo, vetë BP-ja tashmë thotë se nuk e njeh këtë dokument.


Image


Pyetja drejtuar BP-së:


BP: Nuk e njohim letrën, po ndërmarrim hapa


Portali Front Online ka siguruar komunikimin e zhvilluar me departamentin ligjor të BP-së.


Në kërkesën dërguar kompanisë janë ngritur dyshime se dokumenti i përdorur në tender mund të përbënte përdorim të paautorizuar të identitetit korporativ dhe të nënshkrimit të një ish-zyrtari të BP-së.


BP-së i është kërkuar konkretisht të konfirmojë nëse dokumenti ishte autentik dhe nëse ishte lëshuar apo autorizuar nga kompania.


Përgjigjja ka ardhur më 6 gusht 2026 nga David R. Smith, këshilltar ligjor në BP International Limited.


“Mund të konfirmojmë se nuk e njohim letrën të cilës i referoheni në korrespondencën tuaj dhe po ndërmarrim hapat e duhur si përgjigje ndaj kësaj çështjeje”.


Përgjigjja është dërguar edhe në kopje te Brian Puffer, personi emri i të cilit figuron si nënshkrues i dokumentit të diskutueshëm.


Ky konfirmim i BP-së e ndryshon ndjeshëm peshën e rastit.


Çështja tashmë nuk mbështetet vetëm në pretendimet e një operatori ankues apo në interpretimin e kritereve të tenderit. Vetë kompania emri i së cilës figuron në dokument thotë se nuk e njeh atë.


Dokumenti mban emrin e një ish-zyrtari të BP-së


Dokumenti i paraqitur në tender mban datën 29 maj 2026.


Image


Përgjigjia e marrë nga BP-ja:


Si nënshkrues në emër të BP Oil International Limited figuron Brian M. Puffer.


Por në kërkesën për rishqyrtim është ngritur pretendimi se Puffer ishte larguar nga BP që në vitin 2024 dhe në kohën kur dokumenti mban datën maj 2026 nuk ushtronte më funksion në kompani.


Në dokument, sipas materialeve të siguruara nga Front Online, mungojnë edhe elemente që do të mund të sqaronin bazën e autorizimit të nënshkruesit: pozita aktuale në kompani, autorizimi për përfaqësim, të dhënat identifikuese apo një dëshmi tjetër që do të vërtetonte se ai kishte kompetencë për të lëshuar garanci në emër të BP-së.


Në këto rrethana, përgjigjja e departamentit ligjor të BP-së se kompania “nuk e njeh letrën” ngre dyshime të forta se autoritetet duhet të verifikojnë jo vetëm vlefshmërinë e dokumentit, por edhe origjinën e tij, mënyrën e nënshkrimit dhe personat që e kanë paraqitur atë në procedurën e prokurimit.


Dyshimet nuk përfundojnë te nënshkrimi.


Sipas dokumentacionit të tenderit, Autoriteti Kontraktues kishte kërkuar nga operatorët ekonomikë garanci, autorizim ose konfirmim drejtpërdrejt nga rafineria apo prodhuesi.


Por, dokumenti i paraqitur nga IP-KOS, sipas ankesës, nuk dëshmon furnizim të drejtpërdrejtë nga BP Oil International Limited.


Në të përmendet GEGA OIL SH.A., e cila paraqitet si furnizues i autorizuar.


Kjo ka shtyrë ankuesin të pretendojë se dokumenti i paraqitur nuk përmbush vetë kriterin e vendosur nga AQP-ja, pasi në vend të një garancie të drejtpërdrejtë nga rafineria ose prodhuesi, furnizimi kalon përmes një kompanie tjetër.


AQP-ja e shpalli ofertën të përgjegjshme


Pavarësisht këtyre elementeve, Agjencia Qendrore e Prokurimit e ka konsideruar ofertën e IP-KOS-it të përgjegjshme dhe e ka shpallur kompaninë fituese.


Kompania ankuese pretendon se AQP-ja, me këtë veprim, ka anashkaluar kërkesat që vetë i kishte vendosur në dosjen e tenderit.


Ankuesi ka kërkuar anulimin e vendimit për Lotet 2, 5 dhe 7, rivlerësimin e ofertave dhe eliminimin e IP-KOS-it për shkak të mosplotësimit të kërkesës për garancionin e furnizimit.


Por, pas përgjigjes së BP-së, rasti merr një dimension tjetër.


Tashmë dokumenti rezulton se nuk është lëshuar apo autorizuar nga BP Oil International Limited, atëherë çështja nuk mbetet vetëm te vlerësimi i një kriteri të prokurimit.


Do të duhej të sqarohej kush e ka krijuar dokumentin, kush e ka vendosur nënshkrimin, mbi çfarë baze është përdorur emri dhe identiteti korporativ i BP-së dhe si ka kaluar ky dokument filtrat e një tenderi publik.


Përgjigjja e BP-së vendos tashmë një fakt të ri në qendër të këtij tenderi, pasi që kompania që paraqitet si lëshuese e dokumentit thotë se nuk e njeh letrën.


Burime të portalit Front Online bëjnë të ditur se tashmë rasti është dorëzuar edhe tek organet e hetuesisë për ta zbardhur deri në fund këtë skandal milionësh. /Front Online


source

You Might Also Like

Ganimete Musliu lag me ujë deputeten Arbërie Nagavci
Andovski: Nuk ka vend për panik, të respektohen masat e mbrojtjes personale nga ethet e Nilit Perëndimor
“Po të vjen era e gojës”, përplasje verbale në Kuvend, Gërvalla përballet me deputetet e PDK-së
Raportimet për keqtrajtim të Nenad Rashkoviqit, Inspektorati Policor fillon hetimet
MF: 2.9 milionë euro përkrahje e re për investimet e kompanive në Maqedoni, mjetet nga huaja hungareze, nxitje e fuqishme për ekonominë

LEXO GJITHASHTU

Sigurimi tenton ta pengojë Ganimete Musliun që po përplaset me VV: Mos më prek se ndahesh keq
Sigurimi tenton ta pengojë Ganimete Musliun që po përplaset me VV: Mos më prek se ndahesh keq
Lajme
“Mos më prek” Arbërie Nagavaci e VV dhe Albana Bytyqi e AAK shtyhen fizikisht në hyrje të sallës
“Mos më prek” Arbërie Nagavaci e VV dhe Albana Bytyqi e AAK shtyhen fizikisht në hyrje të sallës
Lajme
Përplasja PDK – VV në sallën e Kuvendit, Ganimete Musliu i gjuan ujë Ardian Golës: A t’ka mbetë mo ujë…
Përplasja PDK – VV në sallën e Kuvendit, Ganimete Musliu i gjuan ujë Ardian Golës: A t’ka mbetë mo ujë…
Lajme
“Të ka falënderu Daçiqi në OKB” – “mos rrej publikisht”, Ganimete Musliu përplaset me Donika Gërvallën
“Të ka falënderu Daçiqi në OKB” – “mos rrej publikisht”, Ganimete Musliu përplaset me Donika Gërvallën
Lajme
‘‘Ke shkel mbi gjakun e UÇK’’, ‘‘Mos rrej’’, përplasje mes Gërvalles e deputetëve të PDK: Thirreni seancën
‘‘Ke shkel mbi gjakun e UÇK’’, ‘‘Mos rrej’’, përplasje mes Gërvalles e deputetëve të PDK: Thirreni seancën
Lajme

You Might Also Like

Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
TOP Momenti

Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk

August 12, 2026
Çitaku përplaset verbalisht me Haxhiun: Do ta ndalim shkatërrimin e shtetit
TOP Momenti

Çitaku përplaset verbalisht me Haxhiun: Do ta ndalim shkatërrimin e shtetit

August 12, 2026
Vuçiqi akuzoi Malin e Zi për “riedukim” të serbëve, kryeministri malazez i kundërpërgjigjet: Mos u bëj zëdhënës i Rusisë
TOP Momenti

Vuçiqi akuzoi Malin e Zi për “riedukim” të serbëve, kryeministri malazez i kundërpërgjigjet: Mos u bëj zëdhënës i Rusisë

August 12, 2026
Sot do të ndodh eklipsi, kur mund të shihet në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

Sot do të ndodh eklipsi, kur mund të shihet në Maqedoninë e Veriut

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?