Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person që ka qenë i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Ferizaj.
I arrestuari, S.I 31 vjeçar, ka qenë i kërkuar për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge apo veglave, pajisjeve ose materialeve narkotike”.
Postimi:
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Ferizaj
Më datën 12.08.2026, patrulla e Njësisë së Trafikut Rajonal, gjatë një pike kontrolli në fshatin Prelez i Jerlive, ka ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore.
Gjatë verifikimit të shoferit të automjetit, është konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge apo veglave, pajisjeve ose materialeve narkotike”, për të cilën ishte dënuar me 3 vite burgim.
Personi S.I, 31 vjeç është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejshme.
Pas përfundimit të procedurave ligjore, në përputhje me urdhëresën e Gjykatës, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.
The post Ishte i dënuar me 3 vite burg për prodhim të narkotikëve, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj appeared first on Gazeta Express.

