By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Miftaraj: Ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale është proces tejet kompleks
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Miftaraj: Ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale është proces tejet kompleks
Lajme

Miftaraj: Ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale është proces tejet kompleks

Momenti
Published: September 29, 2026

Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës është një proces kompleks dhe duhet të bëhet në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare të Kosovës.

Kështu ka deklaruar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, duke thënë për DW se deputetët e Kuvendit kanë të drejtë dhe kompetencë kushtetuese për të iniciuar ndryshime në këtë ligj.

Megjithatë, sipas tij, çdo ndryshim duhet të respektojë detyrimet që Kosova ka marrë përmes amendamentit kushtetues dhe nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës.

“Deputetët e Kuvendit kanë të drejtë dhe kompetencë kushtetuese për të iniciuar plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Dhomat e Specializuara, por me kusht që plotësimi dhe ndryshimi i ligjit të mos cenojë detyrimet që ka marrë Kosova në bazë të amendamentit kushtetues të përcaktuar me nenin 162 të Kushtetutës”, ka thënë Miftaraj.

Ai ka theksuar se, përveç Kushtetutës, ndryshimet nuk duhet të jenë në kundërshtim as me detyrimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër Republika e Kosovës.

Sipas Miftarajt, për të siguruar që ndryshimet eventuale të kenë efekt dhe të mund të zbatohen në praktikë, procesi duhet të zhvillohet në konsultim me partnerët ndërkombëtarë.

“Çdo plotësim dhe ndryshim i ligjit nuk mund të jetë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër Republika e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Miftaraj ka vlerësuar gjithashtu se ndryshimet duhet të bëhen në konsultim dhe bashkëpunim me shtetet kryesore të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që ato të kenë efekt dhe të jenë të zbatueshme në praktikë.

The post Miftaraj: Ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale është proces tejet kompleks appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tritol në derën e një lokali në Durrës
Qeveria miraton marrëveshjet për programet IPA 2021, 2022 dhe 2026-2027, Kurti tregon vlerën e fondeve
Kurti për Presidentin: Jemi në situatë urgjente për veprim, zgjedhjet e reja s’do prodhonin rezultat ndryshe
Zbulohet virus i ri në Kinë: Transmetohet nga rriqrat, humbin jetën 7 persona
Kurti për Presidenti: Jemi në situatë urgjente për veprim, zgjedhjet e reja s’do prodhonin rezultat ndryshe

LEXO GJITHASHTU

Kurti: Kemi edhe gjashtë ditë për ta zgjedhur presidentin, zgjedhjet e reja mund të shmangen
Kurti: Kemi edhe gjashtë ditë për ta zgjedhur presidentin, zgjedhjet e reja mund të shmangen
TOP Momenti
Sot vazhdon gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”, do të prezantohen prova materiale
Sot vazhdon gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”, do të prezantohen prova materiale
TOP Momenti
Kurti kërkon bashkëpunim politik për kundërshtimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kurti kërkon bashkëpunim politik për kundërshtimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti
Kurti: Thërras për bashkëpunim, t’i bashkërendojmë veprimet që të mos bëhen rëndesë ndaj katërshes në Hagë
Kurti: Thërras për bashkëpunim, t’i bashkërendojmë veprimet që të mos bëhen rëndesë ndaj katërshes në Hagë
Lajme
Trump nis maratonën 32-ditore të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit të nëntorit
Trump nis maratonën 32-ditore të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit të nëntorit
Lajme

You Might Also Like

Kurti: Aktgjykimi i Speciales i pasaktë historikisht, duhet të dallojmë atë që u pretendua nga ajo që u provua e u vendos
Lajme

Kurti: Aktgjykimi i Speciales i pasaktë historikisht, duhet të dallojmë atë që u pretendua nga ajo që u provua e u vendos

September 30, 2026
Dushan Maksimoviq dhe dy tjerët deklarohen të pafajshëm për barrikadat në veri më 2022
Lajme

Dushan Maksimoviq dhe dy tjerët deklarohen të pafajshëm për barrikadat në veri më 2022

September 30, 2026
Williamson: Autoritetet në Kosovë s’bënë ndonjë përpjekje për të krijuar pritshmëri që Thaçi e të tjerët mund edhe të mos liroheshin
Lajme

Williamson: Autoritetet në Kosovë s’bënë ndonjë përpjekje për të krijuar pritshmëri që Thaçi e të tjerët mund edhe të mos liroheshin

September 30, 2026
Edi Rama takon ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, i uron mirëseardhje
Lajme

Edi Rama takon ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, i uron mirëseardhje

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?