By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sot vazhdon gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”, do të prezantohen prova materiale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sot vazhdon gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”, do të prezantohen prova materiale
TOP Momenti

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”, do të prezantohen prova materiale

Momenti
Published: September 30, 2026

Me prezantimin e provave materiale nga ana e Prokurorisë Publike sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup do ë vazhdojë gjykimi për lëndën “Lotaria Shtetërore”, në të cilin mes të akuzuarve janë ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe ish-drejtori i SHA “Lotaria Shtetërore”, Përparim Bajrami.

Në seancën e kaluar gjyqësore, Prokuroria prezantoi dokumentacion të gjerë në lidhje me krijimin e sipërmarrjes së përbashkët me një partner të huaj, vendimet e qeverisë, si dhe transaksionet financiare që lidhen me furnizimin e terminaleve të videolotarisë (VLT).

Në gjykatë u prezantua edhe Programi i punës i SHA “Lotaria Shtetërore” për vitin 2023, kontratë në vepër dhe një mendim i përgatitur nga një vlerësues i autorizuar mbi vlerën dhe rentabilitetin e investimit në terminalet e videolotarisë, si dhe informacioni i paraqitur deri te Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë mbi nevojën për të organizuar në mënyrë të pavarur lojëra elektronike të fatit me një analizë të tregut.

Prokuroria iu referua gjithashtu provave që dolën nga seanca e 158-të qeveritare e mbajtur më 6 qershor 2023 – propozim-rendit të ditës, shënimet stenografike, procesverbalet, përfundimet e qeverisë dhe vendimin për miratimin e funksionimit të Bordit drejtues të Lotarisë, si dhe mendimin e Ministrisë së Financave.

Si prova materiale u bashkëngjitën edhe urdhra në valutë, deklarata bankare nga Halk banka, karta analitike për operatorët ekonomikë “Eurogames tehnoloxhi”, “Sinot” dhe “Shepdicija MKD”, si dhe dhjetëra formularë për realizimin e faturave, llogarive dhe fletë-dërgesave për pajisjet e furnizuara.

Përveç ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorit të llotarisë Përparim Bajrami, të cilët ishin në arrati, por u kthyen dhe iu dorëzuan autoriteteve në vend, në këtë çështje gjyqësore të akuzuar janë edhe Bashkim Avdiu, Metodija Dimovski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski dhe Aleksandar Dimitrioski. Ata akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat zyrtare dhe kanë shkaktuar dëme ndaj SHA “Lotaria Shtetërore” në vlerë prej 596.125.511 denarësh.

Të gjithë të akuzuarit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për akuzat kundër tyre më herët gjatë procedurës.

You Might Also Like

Musa Damati, avokat i Vlora Hysenit në Kosovë: Ndalohet paragjykimi publik para vendimit final gjyqësor
27 kilogramë argjend pa asnjë dokument, Policia procedon penalisht dy persona
Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, FSSH shtrëngon kriteret
Nga 2 tetori nis shikimi publik i të dhënave kadastrale në 115 zona
Për rastin “Pulse” janë mbajtur 49 seanca, janë dëgjuar 45 dëshmitarë dhe pesë ekspertë

LEXO GJITHASHTU

Dehari i papërmirësueshëm, Kushtetuesja thotë se i vazhdoi shkeljet duke i cenuar detyrimet e tij gjatë seancës konstituive
Dehari i papërmirësueshëm, Kushtetuesja thotë se i vazhdoi shkeljet duke i cenuar detyrimet e tij gjatë seancës konstituive
Lajme
Behrami dhe Jashari largohen demonstrativisht: Kërkojnë ligjin për Specialen
Behrami dhe Jashari largohen demonstrativisht: Kërkojnë ligjin për Specialen
Lajme
Zgjatet afati për dorëzimin e njoftimeve për apel në rastin e ish-krerëve të UÇK’së
Zgjatet afati për dorëzimin e njoftimeve për apel në rastin e ish-krerëve të UÇK’së
Lajme
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek
Lajme
Komuna e Ferizajt miraton Deklaratë kundër vendimit të Hagës, LDK’ja s’e voton, e lëshon sallën
Komuna e Ferizajt miraton Deklaratë kundër vendimit të Hagës, LDK’ja s’e voton, e lëshon sallën
Lajme

You Might Also Like

Kurti për shqiptarët e Luginës: Bashkimi në zgjedhje mund të jetë historik
TOP Momenti

Kurti për shqiptarët e Luginës: Bashkimi në zgjedhje mund të jetë historik

September 30, 2026
Kurti: Kemi edhe gjashtë ditë për ta zgjedhur presidentin, zgjedhjet e reja mund të shmangen
TOP Momenti

Kurti: Kemi edhe gjashtë ditë për ta zgjedhur presidentin, zgjedhjet e reja mund të shmangen

September 30, 2026
Kurti kërkon bashkëpunim politik për kundërshtimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Kurti kërkon bashkëpunim politik për kundërshtimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Arrestohen katër vajza në Prishtinë, sulmuan fizikisht një tjetër
TOP Momenti

Arrestohen katër vajza në Prishtinë, sulmuan fizikisht një tjetër

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?