By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Qeveria miraton marrëveshjet për programet IPA 2021, 2022 dhe 2026-2027, Kurti tregon vlerën e fondeve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Qeveria miraton marrëveshjet për programet IPA 2021, 2022 dhe 2026-2027, Kurti tregon vlerën e fondeve
Lajme

Qeveria miraton marrëveshjet për programet IPA 2021, 2022 dhe 2026-2027, Kurti tregon vlerën e fondeve

Momenti
Published: September 30, 2026

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e saj projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian për programet IPA 2021, IPA 2022 dhe Programin Shumëvjeçar IPA 2026-2027, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të pikave të miratuara është edhe Projektligji për ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare mes Kosovës dhe BE-së për “Programin IPA 2021”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se amendamenti krijon kushte më të përshtatshme për realizimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian dhe mundëson vazhdimin e procedurave për kontraktimin dhe shfrytëzimin e 22.2 milionë eurove.

“Amandamenti i marrëveshjes financiare për programin IPA 2021 krijon kushte më të përshtatshme për realizimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian. Zgjatja e periudhës së zbatimit e mundëson vijimin e procedurave për kontraktimin dhe shfrytëzimin e fondeve në vlerë prej 22.2 milionë eurosh. Me ratifikimin e këtij amandamenti krijojmë bazën e nevojshme që kjo mbështetje financiare të shfrytëzohet për qëllimet e përcaktuara dhe të sjellë përfitime konkrete për qytetarët”, tha Kurti.

Në mbledhje u miratua edhe Projektligji për ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare mes Kosovës dhe BE-së për “Programin IPA 2022”.

Sipas Kurtit, me këtë amendament krijohen kushtet për kontraktimin dhe shfrytëzimin e 55.7 milionë eurove të mbështetjes financiare nga Bashkimi Evropian.

“Me amandamentin për programin IPA 2022 krijojmë kushtet për kontraktimin dhe shfrytëzimin e fondeve në vlerë prej 55.7 milionë eurosh të mbështetjes së Bashkimit Evropian. Zgjatja e afateve u mundëson institucioneve të përmbushin procedurat e nevojshme dhe të vijojnë me realizimin e projekteve të planifikuara, me synim që të njëjtat të shfrytëzohen plotësisht dhe të kthehen në investime që u shërbejnë nevojave të vendit dhe qytetarëve”, tha Kurti.

Po ashtu, Qeveria miratoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare mes Kosovës dhe BE-së për Programin Shumëvjeçar IPA 2026-2027.

Kurti bëri të ditur se ky program parasheh mbështetje për projekte në vlerë të përgjithshme prej 193 milionë e 856 mijë eurosh.

“Programi shumëvjeçar IPA 2026-2027 mbështet realizimin e projekteve në vlerë të përgjithshme prej 193 milionë e 856 mijë eurosh. Kjo paketë përfshin rreth 180.5 milionë euro nga Bashkimi Evropian, 9 milionë euro bashkëfinancim nga qeveria, 1.8 milion euro nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe 2.5 milionë euro nga partnerët e tjerë zhvillimorë. Ratifikimi i marrëveshjes financiare i hap rrugë fillimit të zbatimit të programit. Institucionet përgjegjëse duhet të përqendrohen në përgatitjen dhe realizimin e projekteve që ky financim të shfrytëzohet plotësisht sipas prioriteteve të përcaktuara”, tha Kurti./EO/

The post Qeveria miraton marrëveshjet për programet IPA 2021, 2022 dhe 2026-2027, Kurti tregon vlerën e fondeve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Dehari i papërmirësueshëm, Kushtetuesja thotë se i vazhdoi shkeljet duke i cenuar detyrimet e tij gjatë seancës konstituive
Behrami dhe Jashari largohen demonstrativisht: Kërkojnë ligjin për Specialen
Zgjatet afati për dorëzimin e njoftimeve për apel në rastin e ish-krerëve të UÇK’së
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek
Komuna e Ferizajt miraton Deklaratë kundër vendimit të Hagës, LDK’ja s’e voton, e lëshon sallën

LEXO GJITHASHTU

Musa Damati, avokat i Vlora Hysenit në Kosovë: Ndalohet paragjykimi publik para vendimit final gjyqësor
Musa Damati, avokat i Vlora Hysenit në Kosovë: Ndalohet paragjykimi publik para vendimit final gjyqësor
TOP Momenti
27 kilogramë argjend pa asnjë dokument, Policia procedon penalisht dy persona
27 kilogramë argjend pa asnjë dokument, Policia procedon penalisht dy persona
TOP Momenti
Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, FSSH shtrëngon kriteret
Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, FSSH shtrëngon kriteret
TOP Momenti
Nga 2 tetori nis shikimi publik i të dhënave kadastrale në 115 zona
Nga 2 tetori nis shikimi publik i të dhënave kadastrale në 115 zona
TOP Momenti
Për rastin “Pulse” janë mbajtur 49 seanca, janë dëgjuar 45 dëshmitarë dhe pesë ekspertë
Për rastin “Pulse” janë mbajtur 49 seanca, janë dëgjuar 45 dëshmitarë dhe pesë ekspertë
TOP Momenti

You Might Also Like

Arbëreshë Kryeziu: PDK-ja nuk e ka luksin të kushtëzojë çështjen e Presidentit me ligjin për Specialen
Lajme

Arbëreshë Kryeziu: PDK-ja nuk e ka luksin të kushtëzojë çështjen e Presidentit me ligjin për Specialen

September 30, 2026
PDK do të mbajë sot konferencë për media nga ora 11:30
Lajme

PDK do të mbajë sot konferencë për media nga ora 11:30

September 30, 2026
Kurti shpreson në vizitën e Von Der Leyen për të avancuar aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat
Lajme

Kurti shpreson në vizitën e Von Der Leyen për të avancuar aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat

September 30, 2026
Tritol në derën e një lokali në Durrës
Lajme

Tritol në derën e një lokali në Durrës

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?