By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dushan Maksimoviq dhe dy tjerët deklarohen të pafajshëm për barrikadat në veri më 2022
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dushan Maksimoviq dhe dy tjerët deklarohen të pafajshëm për barrikadat në veri më 2022
Lajme

Dushan Maksimoviq dhe dy tjerët deklarohen të pafajshëm për barrikadat në veri më 2022

Momenti
Published: September 30, 2026

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në seancën fillestare të mërkurën, të akuzuarit Dushan Maksimoviq, Sërgjan Vuçiniq dhe Nemanja Joloviq u deklaruan të pafajshëm lidhur me akuzën për vendosjen e barrikadave më 2022 në Komunën e Zveçanit. Kurse për Nenad Orloviqin u veçua procedura penale.

Në këtë rast, Dushan Maksimoviq, Millosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Dobrac, Sërgjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq, ngarkohen lidhur me akuzën për vepra penale kundër rendit kushtetues- saktësisht barrikadimin e rrugëve më 2022 në Komunën  e Zveçanit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në seancën e 31 gushtit 2026, është veçuar procedura për të akuzuarit Millosh Radosavljeviq dhe Dushan Dobrac, pasi kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajësisë. Më pas, Gjykata aprovoi marrëveshjen për pranim fajësie, ku Radosavljeviq u dënua me 9 muaj burgim, kurse Dobrac me 1 vit burgim.

Në seancën e sotme, deklarimin rreth fajësisë, tre të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Admir Shala.

Pas deklarimit të të akuzuarve Maksimoviq (i shpallur fajtor dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për sulmi në Banjskë), Vuçiniq dhe Joloviq, kryetari i trupit gjykues Rrahman Beqiri njoftoi ata dhe mbrojtësit e tyre se brenda 30 ditëve mund të paraqesin kërkesë për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës.

Më pas, gjyqtari Beqiri e konsideroi të mbyllur seancën fillestare dhe deklaroi se të gjitha palët do të njoftohen me kohë për caktimin e seancës së ardhshme, për të vazhduar me shqyrtimin gjyqësor.

Paraprakisht, në fillim të seancës, me propozim të prokurorit Shala dhe me pajtim të të gjithë palëve në procedurë, u veçua procedura ndaj të akuzuzarit Nenand Orloviq për arsye të ekonomizimit të procedurës, sepse Gjykata vlerëson se janë bërë përpjekje të vazhdueshme për gjetjen e tij, por i njëjti nuk është në Kosovë.

Të pranishëm në seancë ishin prokurori special Admir Shala, i akuzuari Dushan Maksimoviq me mbrojtësin e tij- avokatin Millosh Nikoliq, i akuzuari Sërgjan Vuçiniq me mbrojtësin e tij- avokatin Bogdan Llaziq dhe i akuzuari Nemanja Joloviq me mbrojtësin e tij- avokatin Rastomir Petroviq. Ndërkaq, mungoi i akuzuari Nenand Orloviq dhe mbrojtësja e tij sipas detyrë zyrtare, avokatja Donjeta Leka- për të cilin u veçua procedura gjyqësore.

Seanca e caktuar më 17 shtator dështoi në mungesë të të akuzuarit Nenad Orloviq dhe mbrojtësve të të akuzuarve Maksimoviq dhe Vuçiniq, avokatëve Millosh Nikoliq dhe Bodgan Llaziq. Avokatët Nikoliq dhe Llaziq u gjobitën me nga 500 euro.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 10 qershor 2026 ka ngritur ndaj Dushan Maksimoviq (i shpallur fajtor dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për sulmi në Banjskë), Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Dobrac, Sërgjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq, për vepra penale kundër rendit kushtetues- saktësisht barrikadimin e rrugëve më 2022 në Komunën  e Zveçanit. Aktakuza thotë se grupi kriminal u udhëhoq nga Milan Radoiçiq, i cili deri tash është i paarritshëm për drejtësinë, andaj janë pezulluar hetimet ndaj tij për këtë rast.

“Grupi kriminal me në krye Milan Radojçiq kanë planifikuar strategjinë e bllokimit, koordinimit, logjistikën, monitorimin e Policës së Kosovës dhe vendosjen e qytetarëve dhe personelin në pika strategjike duke krijuar barrikada në rrugë dhe duke hapur gropa (istikame) apo pozicione ushtarake në shumë pjesë strategjike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzën e hartuar nga prokurori special, Admir Shala.

PSRK njoftoi se ndaj 11 të pandehurve M.R., A.S., A.F., A.J., R.S., S.A., D.V., S.P., V.R., M.R., dhe M.R., janë pezulluar hetimet pasi ata deri më tani janë të paarritshëm për organet e ndjekjes. Rrjedhimisht, në këtë listë përfshihet edhe Milan Radoiçiq.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, në pikën e parë thuhet se nga 10 deri më 29 dhjetor 2022, në Komunën  e Zveçanit duke vepruar në bashkëkryerje, të akuzuarit Maksimoviq, Radosavljeviq dhe Joloviq, kanë marrë pjesë si antarë të grupit apo bashkimi për të kryer sulm kundër rendit kushtetues përmes përdorimit të forcës dhe dhunës.

Sipas aktakuzës, qëllimi ishte pengimi i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në vendosjen e rendit kushtetues, ushtrimin e autoritetit dhe kryerjen e detyrave zyrtare në komunat veriore. Ata thuhet se kishin vendosur barrikada në rrugën kryesore- konkretisht kamion të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca dhe automjete të tjera, kurse në afërsi të barrikadave edhe istikame. Po ashtu, thuhet se në rast të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, kanë qenë të gatshëm që t’i sulmojnë me mjetet në dispozicion.

Me këto veprime, të akuzuarit ngarkohen me veprën penale “Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës” nga neni 127, paragrafi 2 lidhur me nenin 114, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)  lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Më tej, në pikën dy të aktakuzës ngarkohet i akuzuari Dushan Dobrac se nga data 10 e deri më 29 dhjetor 2022 në Komunë e Zveçanit, ka marrë pjesë si anëtar i grupit për të kryer sulm kundër rendit kushtetues përmes përdorimit të forcës dhe dhunës, me qëllim pengimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në vendosjen e rendit kushtetues, ushtrimin e autoritetit shtetëror dhe kryerjen e detyrave zyrtare në komunat veriore.

The post Dushan Maksimoviq dhe dy tjerët deklarohen të pafajshëm për barrikadat në veri më 2022 appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?