Kryeministri Albin Kurti në hapjen e mbledhjes së sotme të Qeverisë përmendi takimet e zhvilluara të dielën me kryetarin e PDK’së, Bedri Hamza dhe atë të LDK’së, Lumir Abdixhiku, për, siç tha, të diskutuar në lidhje me veprimet e përbashkëta me “aktgjykimin e rëndë dhe të padrejtë” të 16 shtatorit që mori Gjykata Speciale.
Ai tha deklarata e miratuar në Kuvend është hapi i parë i përbashkët mes partive politike dhe shtoi se ajo |më shumë sesa që krijon juridik është shprehje e unitetit të popullit”.
“Mirëpres dhe përshëndes këtë hap fillestar, ndërsa thërras për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet subjekteve politike parlamentare për këtë çështje të interesit shtetëror, duke bashkërenduar me kujdes veprimet me ekipet mbrojtëse sikurse edhe me ekspertë të fushës që të mos gjendemi në situata ku vendimet tona do të mund të përdoreshin si rëndesë ose dëm të katërshes Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi. Si kryeministër i Republikës së Kosovës do të bëjmë gjithfarë që dimë e mundemi, me kolegët nga Qeveria dhe jo vetëm, për korrigjimin e këtij aktgjykimi kur të vijë apeli dhe drejt tij”.
Kurti shtoi se “UÇK lindi si përgjigje ndaj represionit, vrasjeve e masakrave, dëbimeve masive, spastrimit etnik e gjenocidit nga Serbia dhe ajo ishte bartëse e listës së drejtë të popullit”./Express/
The post Kurti: Thërras për bashkëpunim, t’i bashkërendojmë veprimet që të mos bëhen rëndesë ndaj katërshes në Hagë appeared first on Gazeta Express.

