Një stallë e kafshëve është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së premtes në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku si pasojë kanë ngordhur një lopë dhe dy dele, ndërsa dëmet materiale vlerësohen në rreth 30 mijë euro.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas informacioneve, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku zjarrfikësit tashmë e kishin lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Përveç ngordhjes së kafshëve, zjarri ka shkaktuar edhe dëme të tjera materiale në stallë.
“Si pasojë e zjarrit, është përfshirë nga flakët një stallë e kafshëve, me ç’rast kanë ngordhur një lopë dhe dy dele, si dhe janë shkaktuar dëme të tjera materiale. Sipas deklarimit të viktimës, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 30.000 euro. Policia, në bashkëpunim me ekspertët e zjarrit, është duke punuar në përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të këtij incidenti.”, tha ai për Sinjalin.
Pamje:
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Zjarri shkrumbon stallën në Kobaj të Prizrenit, ngordhin një lopë dhe dy dele – dëmi 30 mijë euro appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




