Tërmet i fuqishëm 7.6 godet Panama – lëshohen paralajmërime për cunami

Tërmet i fuqishëm 7.6 godet Panama – lëshohen paralajmërime për cunami

Tërmet i fuqishëm 7.6 godet Panama – lëshohen paralajmërime për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka goditur Panamanë, duke shkaktuar paralajmërime për cunami përgjatë bregdetit perëndimor të Amerikës Qendrore dhe Jugore, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sponsor 3M Express

Tërmeti goditi përgjatë bregdetit jugor të vendit, njoftoi USGS. Epiqendra e tij ishte pranë skajit jugor të Panamasë, rreth 14 kilometra në jugperëndim të komunitetit të largët Pitaloza Arriba, shkruan The Guardian, transmeton klankosova.tv.

Instituti i Gjeoshkencave i Universitetit të Panamasë bëri të ditur se tërmeti ndodhi pak para orës 13:00 sipas kohës lokale, pranë qytetit jugor Tonosí. Sipas institutit panamez, pak më vonë, në orën 13:22, u regjistrua edhe një tërmet i dytë me magnitudë 6.0.

Gazeta lokale La Prensa raportoi se, në të gjithë vendin e Amerikës Qendrore, ndërtesat, shkollat dhe shtëpitë u evakuuan si pasojë e “lëkundjes së fuqishme të tokës”.

Lexo edhe

Nëna e Ronaldos thyen heshtjen pas largimit të djalit nga kombëtarja e Portugalisë

Nëna e Ronaldos thyen heshtjen pas largimit të djalit nga kombëtarja e Portugalisë

Përfundon operimi i pacientit të plagosur me armë, gjendja e rëndë por stabile

Përfundon operimi i pacientit të plagosur me armë, gjendja e rëndë por stabile

Kurti takon ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti takon ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së