Fundjava nis me diell, ndërsa e diela sjell reshje shiu dhe rënie të temperaturave

Fundjava nis me diell, ndërsa e diela sjell reshje shiu dhe rënie të temperaturave

Fundjava nis me diell, ndërsa e diela sjell reshje shiu dhe rënie të temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara të shtunën, ndërsa të dielën priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave.

Sipas parashikimit, të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat në disa lokalitete mund të sjellin riga të dobëta shiu, transmeton Klankosova.tv.

Sponsor 3M Express

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 21°C deri në 25°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1–4 m/s”.

Ndërkaq, të dielën pritet mot kryesisht i vranët, me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, të cilat në disa zona mund të jenë më të theksuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të zbresin në 12 deri në 16 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.

Lexo edhe

Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e vështira malore të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e vështira malore të Kosovës

Tragjedia në Gjilan: Mësohet identiteti i viktimave

Tragjedia në Gjilan: Mësohet identiteti i viktimave

Shpërndarja e WiFi: Hapësirat publike me plot internet (VIDEO)

Shpërndarja e WiFi: Hapësirat publike me plot internet (VIDEO)