Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në, Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në, Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në, Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se vendi ka marrë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20, i cili lidhet me politikën e ndërmarrjeve dhe industrisë. Ky është kapitulli i katërt që Shqipëria përmbyll në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sponsor 3M Express

“Shqipëria mbyll kapitullin e IV, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik”, ka shkruar Rama.

Sipas kryeministrit shqiptar, ky zhvillim pritet të ndikojë pozitivisht në perspektivën e vendit për investime, inovacion, rritje të konkurrueshmërisë dhe krijim të vendeve të punës.

Kapitulli 20 bën pjesë në grupkapitullin e tretë të negociatave, i cili përfshin konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Ky kapitull përfshin politikat e BE-së për ndërmarrjet dhe industrinë, përmirësimin e klimës së biznesit, forcimin e konkurrueshmërisë ekonomike dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Sipas agjendës zyrtare të Këshillit të Bashkimit Evropian, mbyllja e këtij kapitulli pritet të formalizohet më 13 tetor, gjatë konferencës së dhjetë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila do të mbahet në Luksemburg.

Para këtij zhvillimi, Shqipëria kishte mbyllur tri kapituj negociatash: Kapitullin 25 për shkencën dhe kërkimin shkencor, Kapitullin 26 për arsimin dhe kulturën, si dhe Kapitullin 30 për marrëdhëniet me jashtë.

Shqipëria tashmë i ka hapur të 33 kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE. Me përmbylljen e Kapitullit 20, vendit do t’i mbeten edhe 29 kapituj për t’i mbyllur.

Negociatat për anëtarësim zhvillohen në gjashtë grupkapituj, të cilët përfshijnë çështjet themelore, tregun e brendshëm, konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse, agjendën e gjelbër dhe lidhshmërinë e qëndrueshme, burimet, bujqësinë dhe kohezionin, si dhe marrëdhëniet me jashtë.

Megjithatë, mbyllja e kapitujve nuk nënkupton përfundimin automatik të procesit të anëtarësimit. Shqipëria duhet t’i përmbyllë të gjithë kapitujt, ndërsa marrëveshja përfundimtare e anëtarësimit duhet të marrë miratimet e nevojshme nga institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare.

Shqipëria ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2014, ndërsa negociatat zyrtare për anëtarësim i ka nisur në vitin 2022.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave me BE-në, Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nëna e Ronaldos thyen heshtjen pas largimit të djalit nga kombëtarja e Portugalisë

Nëna e Ronaldos thyen heshtjen pas largimit të djalit nga kombëtarja e Portugalisë

Përfundon operimi i pacientit të plagosur me armë, gjendja e rëndë por stabile

Përfundon operimi i pacientit të plagosur me armë, gjendja e rëndë por stabile

Kurti takon ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti takon ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së