Deputetët nga Kosova nuk lejohen të hyjnë në Preshevë për ngushëllime, Sinani kritikon Serbinë

Deputetët nga Kosova nuk lejohen të hyjnë në Preshevë për ngushëllime, Sinani kritikon Serbinë

Deputetët nga Kosova nuk lejohen të hyjnë në Preshevë për ngushëllime, Sinani kritikon Serbinë

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se autoritetet serbe ua kanë ndaluar hyrjen në Preshevë një delegacioni nga Kosova, i cili kishte planifikuar ta vizitonte për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të saj.

Sinani ka bërë të ditur se delegacioni përbëhej nga deputetet e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, Fatmire Mullhaxha Kollçaku dhe Liza Gashi, ambasadori i Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, si dhe Ragmi Mustafi, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Sponsor 3M Express

Sipas saj, vizita kishte karakter personal dhe human, ndërsa delegacioni synonte të ruante traditën e shprehjes së ngushëllimeve në raste vdekjesh.

Megjithatë, Sinani ka thënë se, pas disa orësh pritjeje në vendkalimin kufitar në Depcë, autoritetet kufitare serbe e kanë njoftuar delegacionin se nuk i lejohej vizita në Preshevë.

Për shkak të këtij vendimi, ajo, së bashku me vëllezërit dhe familjarët e saj, është takuar me delegacionin në vendkalimin e Depcës, në territorin e Kosovës.

Në reagimin e saj, Sinani e ka cilësuar këtë veprim si diskriminues dhe ka kritikuar autoritetet serbe për përfshirjen e politikës edhe në raste që, sipas saj, kanë të bëjnë vetëm me ndarjen e dhimbjes njerëzore.

“Pas disa orë mbajtje në vendkalimin kufitar me Kosovën në Depcë, autoritetet kufitare njoftuan delegacionin nga Republika e Kosovës që nuk iu lejohet vizita në Preshevë”, ka shkruar ajo.

Sinani i ka falënderuar deputetet dhe ambasadorin Jashari për përpjekjen për të qenë pranë saj në këtë moment të vështirë, ndërsa ka shprehur keqardhje që nuk pati mundësi t’i priste në shtëpinë e saj, sipas traditës së mikpritjes në Preshevë.

Në fund, Sinani ka theksuar se ky veprim nuk do të ndikojë në lidhjet politike dhe shpirtërore mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

“Shpresoj më së shumti sot, Serbia të ketë marrë mesazhin e qartë që edhe në rrethana gati të pamundura nuk do t’ia dalin të ndajnë as koordinimin politik, e aq më pak lidhjen tonë shpirtërore”, ka shkruar Sinani.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Nëna e Ronaldos thyen heshtjen pas largimit të djalit nga kombëtarja e Portugalisë

Nëna e Ronaldos thyen heshtjen pas largimit të djalit nga kombëtarja e Portugalisë

Përfundon operimi i pacientit të plagosur me armë, gjendja e rëndë por stabile

Përfundon operimi i pacientit të plagosur me armë, gjendja e rëndë por stabile

Kurti takon ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti takon ambasadorin italian, flasin edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së