Publikimi dhe shpërndarja e videove intime të kompozitorit shqiptar, Adi Hilës me fytyra të njohura për publikun, është bërë temë diskutimi tash e mbi një javë në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Në emisionin “Kosova Today”, eksperti i teknologjisë, tha se viktimat u dhunuan edhe një herë pas publikimit të materialeve, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se publikimi i materialeve u bë në një kohë, ku sipas tij, Shqipëria përballet me skandale të tjera.
“Fatkeqësisht, viktima u dhunuan edhe pasi dolën materialet, dhe kjo është e papranueshme, por nuk duhet të harrojmë mënyrën se si dolën materialet. Ato dolën në një kohë kur Shqipëria është e mbushur me skandale, pra u shfrytëzuan dhe u përdorën filmime, video të bëra në mënyrë joligjore për të zhvendosur vëmendjen”, tha Semanaj.
Nga ana tjetër, gazetarja Era Berisha tha se populli shqiptar është i etur për të parë privatësinë e tjetrit.
“Kjo është për keqardhje, dhe është interesant që kur kemi të bëjmë me afera seksuale, këto konsumohen jashtëzakonisht shpejt në shoqërinë tonë, sepse ne jemi shumë të etur si popull për me e pa privatësinë e të tjerëve, dhe me pa mënyrën se si funksionojnë të tjerët”, tha Berisha.




