Zverev pranë kreut të ATP-së, Sinner i hap rrugën drejt numrit 1

Zverev pranë kreut të ATP-së, Sinner i hap rrugën drejt numrit 1

Zverev pranë kreut të ATP-së, Sinner i hap rrugën drejt numrit 1

Pas vendimit të Jannik Sinner për ta mbyllur para kohe sezonin 2026, tenisti gjerman është në prag të ngjitjes në krye të renditjes botërore ATP.

Viti 2026 ka qenë deri tani më i suksesshmi në karrierën e Zverevit. 29-vjeçari ka arritur rezultate të jashtëzakonshme dhe kulmin e sezonit e shënoi me triumfin në US Open, duke shtuar një tjetër trofe Grand Slam në karrierën e tij.

Sponsor 3M Express

Tashmë objektivi i radhës është edhe më i madh: vendi i parë në botë.

Zverev aktualisht renditet i dyti në klasifikimin ATP dhe, me Sinnerin jashtë garës për pjesën e mbetur të sezonit, ngjitja në fron duket tashmë vetëm çështje kohe.

Nëse e realizon këtë objektiv, Zverev do të shkruajë historinë e tenisit gjerman. Ai do të bëhej vetëm tenisti i dytë nga Gjermania që arrin të pozicionohet në krye të renditjes botërore.

I pari ishte Boris Becker, i cili në vitin 1991 u ngjit në vendin e parë të ATP-së pas një periudhe të jashtëzakonshme në karrierë.

35 vite më vonë, Zverev është pranë mundësisë për të përsëritur suksesin e legjendës gjermane dhe për të vendosur emrin e tij në majën e tenisit botëror.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Gazetari kroat vlerëson tolerancën fetare në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

Gazetari kroat vlerëson tolerancën fetare në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

Gjendet i vdekur një zivceran 36-vjeçar, policia arreston tunizianin

Gjendet i vdekur një zivceran 36-vjeçar, policia arreston tunizianin

“Nuk ka asgjë më të madhe se të luash për shtetin tënd”, Veldin Hoxha me objektiva të qarta: Duam Ligën A

“Nuk ka asgjë më të madhe se të luash për shtetin tënd”, Veldin Hoxha me objektiva të qarta: Duam Ligën A

Zverev pranë kreut të ATP-së, Sinner i hap rrugën drejt numrit 1 | Momenti